By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Hasan Prishtina figura më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Hasan Prishtina figura më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve
Lajme

Kurti: Hasan Prishtina figura më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 2:45 PM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar politikanin Hasan Prishtina, në 90 vjetorin e vrasjes së tij. 

Kurti ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve.

“Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve”, thotë ai.

Për më shumë, shkrimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Në kujtim të Hasan Prishtinës, me fjalët e tij!

Sot u bënë 90 vite nga dita kur u vra politikani dhe patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina! Janë disa data që e përkufizojnë jetën dhe vdekjen e tij, meqë sivjet janë bërë 150 vite nga kur ka lindur Hasan Prishtina më 1873, 90 vite nga kur ka vdekur më 13 gusht 1933, kurse dje u bënë 111 vite nga dita kur kryengritësit e tij kosovarë e çliruan Shkupin, më 12 gusht 1912.

Më 13 gusht 1933, Hasan Prishtina u vra në Selanik të Greqisë nga Ibrahim Çelo, një i njohur i tij. Rrethanat e vrasjes së tij njihen nga një artikull i një dite më pas i botuar në gazetën greke “Maqedonia e Re”, nga e cila kuptohet që më 13 gusht, rreth orës 14:00, Hasan Prishtina u vra në një atentat aty ku kryqëzohen rrugët Çimisqi dhe Vogaxhiku, nga Ibrahim Çelo, një shqiptar 38 vjeçar me të cilin viktima ishte duke biseduar në ecje e sipër.

Rreth gjashtë vite më parë, më 31 janar 1928, një tjetër shqiptar po me emrin Ibrahim, Ibrahim Lisi nga Kruja, kishte dështuar ta çonte deri në fund një plan atentati ndaj Hasan Prishtinës në Vjenë. “Kuburja e tiranvet e gjoksi i patrjotvet” ishte titulli i artikullit të gazetës opozitare “Ora e Shqipnisë” që e denonconte këtë atentat të dështuar mbi Hasan Prishtinën, me një fotografi të tij në ballinë.

Ajo ishte kohë atentatesh, kur eliminimi fizik, ishte një metodë e luftës ndaj rivalëve politikë. Vetë Hasan Prishtina kishte përcjellë në varr disa nga shokët e tij më patriotë të vrarë në atentate politike. Ashtu siç kishte qenë rasti me Luigj Gurakuqin, i vrarë më 2 mars 1925 në Bari të Italisë, ku në varrimin e tij, Hasan Prishtina kishte mbajtur një fjalim në të cilin fjalët e tij për Luigj Gurakuqin, mund t’i lexojmë ne sot me po të njejtën vërtetësi edhe për vetë Hasan Prishtinën:

“O Gurakuq, me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta. Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti!”

Me këto fjalë të Hasan Prishtinës për Luigj Gurakuqin, ku ai duket se e ka parandjerë edhe vrasjen e vetë atij, le ta kujtojmë këtë politikan aq autentik, patriot të paepur, artikulues i të drejtave të shqiptarëve dhe zë i tyre, prijës kryengritjesh për liri dhe lider largpamës. Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çetnikët e Bosnjës, të papenguar në mediat sociale

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Hovenier për REL-in: Pozicioni i ShBA-së për zgjedhjet nuk ka ndryshuar
Tri raste të dhunës në familjes gjatë 24 orëve të fundit
Analistët: Procesi i deritanishëm i dialogut nga BE është i dështuar
Rast i pazakontë në QKUK, mjekët ia heqin 30 vjeçares gjilpërën nga fyti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?