By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n
January 31, 2026
Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë
January 31, 2026
Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj
January 31, 2026
Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse
January 31, 2026
Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jasharaj: Në shtator s’ka greva, lajm i keq për Nagavcin dhe Muratin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jasharaj: Në shtator s’ka greva, lajm i keq për Nagavcin dhe Muratin
Lajme

Jasharaj: Në shtator s’ka greva, lajm i keq për Nagavcin dhe Muratin

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 6:29 PM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Rrahman Jasharaj, ka thënë se më 1 shtator nuk do të ketë grevë.

Ai tha se ky është një lajm jo i mirë për ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura , po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po krahasohet me figura historike e madje edhe me pejgamber.

“Një tjetër qytetar u mundua të zëvendësoj Zhujë Selamin në këngën e tij që këndohet nëpër dekada me Albinin. Këto deklarime nga dy a tre mërgimtar dhe thirrjet në Parlament , po nga disa mërgimtarë “Albin, Albin” e trimëruan Albinin, i cili pastaj, si pejgamber, deklaroi se Tetova e Prizreni në qiell kanë qenë bashkë, por tokë u ndanë. Hoxhallarët nuk thirren protesta kundër këtij deklarimi dhe po ua lë në fytyrën e tyre. Gazetar Vullnet dhe gjithë ju gazetarët bashkë me sindikatat e do të tjerë bëhuni gati se po kritikoni , jo njeriun thjeshtë ,po individin që po zëvendëson pejgamberin dhe Zhujë Selmanin . Kujdes”, tha ai.

Reagimi i plotë:

Disa kanë pritur greva, por a po shihni çfarë po ndodh o njerëz ?

Më pyetën natyrshëm disa medie se a do të ketë greva në fillim të këtij viti shkollor dhe unë e thash, si gjithmonë , të vërtetën se për veprime sindikale vendos anëtarësia dhe unë duke u bazuar në besimin që kam te shumica e anëtarësisë do t’i lus që të fillojmë vitin shkollor sepse dialogu bëhet me njerëz që dinë detyrën e obligimin e tyre , e kur mungon dialogu mund të bësh protesta e greva ndaj një qeverie që është në nivel të detyrës.

Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura , po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale.

Madje, do të harroheshin edhe deklaratat e një mërgimtari që në vitet 90-ta nuk ishte në flakë e grushte këtu dhe tani kërkon ë të ribotohet libri i shenjtë e të hiqet emri i pejgamberit të fundit e të zëvendësohet me emrin e mbiemrin e Albin Kurtit, këtij që kurrë asgjë nuk bëri mirë për arsimin, lirinë e për atdheun e njerëzit në këtë nënqiell.

Një tjetër qytetar u mundua të zëvendësoj Zhujë Selamin në këngën e tij që këndohet nëpër dekada me Albinin. Këto deklarime nga dy a tre mërgimtar dhe thirrjet në Parlament , po nga disa mërgimtarë “Albin, Albin” e trimëruan Albinin, i cili pastaj, si pejgamber, deklaroi se Tetova e Prizreni në qiell kanë qenë bashkë, por tokë u ndanë.

Hoxhallarët nuk thirren protesta kundër këtij deklarimi dhe po ua lë në fytyrën e tyre. Gazetar Vullnet dhe gjithë ju gazetarët bashkë me sindikatat e do të tjerë bëhuni gati se po kritikoni , jo njeriun thjeshtë ,po individin që po zëvendëson pejgamberin dhe Zhujë Selmanin . Kujdes.

Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore Ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim.

Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të tij. Po presim që hoxhallarët e priftërinjtë t’ia heqin me hajmali frikën se sindikatat me opozitën e mediat po punojnë për të hequr nga kolltuku .Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve. Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë.

You Might Also Like

Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

Shembet muri mbrojtës në Meliq, shoferi mbetet i bllokuar në automjet

Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita

Moti sot i qëndrueshëm, vranësira dhe reshje të dobëta lokale në zonat malore

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superkupa e Kosovës në Pejë

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Ibra: I kërkoj ndjesë Fonseca-s që e nxorëm në konferencë për media
Gruaja e godet me veturë policin, i shkakton lëndime trupore
Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Gjermanisë
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?