By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja amerikane në Rusi e viziton gazetarin e burgosur Gershkovich
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ambasadorja amerikane në Rusi e viziton gazetarin e burgosur Gershkovich
Rajon / Botë

Ambasadorja amerikane në Rusi e viziton gazetarin e burgosur Gershkovich

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 8:46 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, e ka vizatuar të hënën në burg gazetarin e të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Kjo është vizita e tillë e tretë që realizohet, prej burgosjes së gazetarit në mars, nën akuzat për spiunim, të cilat ai i hedh poshtë.

“Ambasadorja Tracy ka thënë se Evan vazhdon të gëzojë shëndet të mirë dhe është i fortë, pavarësisht rrethanave”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Uashingtoni pret që Moska të vazhdojë të ofrojë qasje në vizita.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Federatës Ruse që ta lirojë menjëherë Evan Gershkovichin dhe ta lirojë shtetasin tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur gabimisht”, ka thënë mes tjerash zëdhënësi.

Rusia ka thënë se e ka zënë Gershkovichin duke tentuar që të sigurojë sekrete ushtarake, sa ka qenë në një udhëtim në qytetin rus Jekaterinburg, mirëpo nuk ka ofruar dëshmi për ta mbështetur pretendimin.

Edhe Wall Street Journal i hedh poshtë akuzat.

Departamenti amerikan i Shtetit konsideron se Gershkovich dhe Whelan janë arrestuar gabimisht dhe i ka përshkruar akuzat ndaj tyre si të pabaza.

Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, është ndaluar në Moskë më 2018 dhe tani e vuan një dënim prej 16 vjetësh nën akuzat për spiunim.

Rusia është pajtuar në të kaluarën që t’i këmbejë të burgosurit me Shtetet e Bashkuara.

Rasti i fundit ka qenë vitin e kaluar, kur ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner, është këmbyer me Viktor Bout, trafikantin rus të armëve, i cili ka qenë i dënuar në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Moska ka thënë se nuk do të mund të ndodhë këmbimi i Gershkovichit derisa të merret ndonjë vendim për të, ndonëse nuk është caktuar data e nisjes së gjyqit.

Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, si pasojë e nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova U19 shënon fitoren e dytë rresht në Botëror

Kosova Times Kosova Times August 11, 2025
Holandezët zgjedhin një javë pune katër-ditore
Fati tragjik i yllit të “Roja e plazhit”: Ajo pushtonte ballinat kurse tani gërmon nëpër plehra me këmbë zbathur
Në një fshat kenian, një unazë metalike që peshonte rreth gjysmë ton ra nga qielli
Hulumtimi amerikan: Serbia është vendi më i cenueshëm në Evropë, e ndjekur nga…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?