By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Makina e eurodeputetit polak është qëlluar me armë në Bruksel
September 16, 2025
Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?
September 15, 2025
Tajfunët britanikë do të patrullojnë qiellin mbi Poloni
September 15, 2025
Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n
September 15, 2025
Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”
Rajon / Botë

Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 5:21 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë.

Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrësve përmes një video-mesazhi.

Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu.

Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë se forcat perëndimore janë duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, me qëllim të krijimit të shteteve vasale.

Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është “shfrytëzimi i pamëshirshëm i të gjitha burimeve përmes një sistemi neo-kolonial”.

Shefi i Kremlinit e ka akuzuar Perëndimin për komplot kundër gjithçkaje ruse.

Retorika e tij është bërë gjithnjë e më kërcënuese prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, dhe goditjes së Rusisë me sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pati thënë vitin e kaluar se bota e Putinit është mbështjellë nga “mania e fuqisë së madhe dhe imperializmit”.

Rusia është duke tentuar ta shfrytëzojë Konferencën e 11-të të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, që t’i rrisë aleancat me shtetet tjera.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se Moska dëshiron ta rrisë bashkëpunimin me shtetet aziatike sikurse India, Vietnami, Mianmari, Mongolia, Laosi, Indonezia dhe Bangladeshi.

Mediat shtetërore ruse kanë thënë që më shumë se 800 përfaqësues nga 76 kombe janë duke marrë pjesë në konferencë, përfshirë zyrtarët kinezë.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë, e cila nuk i ka vënë sanksione Moskës për nisjen e luftës në Ukrainë.

Ajo as nuk e ka dënuar publikisht luftën dhe është pozicionuar si ndërmjetësuese në mes të të dyja palëve.

You Might Also Like

Makina e eurodeputetit polak është qëlluar me armë në Bruksel

Tajfunët britanikë do të patrullojnë qiellin mbi Poloni

Një dron u rrëzua mbi rezidencën e presidentit polak në Varshavë

Bessent: Pa Evropën, SHBA-të nuk do të rrisin tarifat ndaj Kinës

Vlerësimi i Kellogg gjatë qëndrimit në Kiev: ‘Do t’ua qëllonim me shqelma’

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OVK-ja zgjodhi organet e reja, Arsim Ademi – kryetar

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Kurti: Krenar për lidhjet e forta mes Kosovës dhe Zvicrës
44 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë
Biden u largua nga libraria me një libër që nuk u pëlqeu izraelitëve
Muharremi kritikon Vetëvendosjen: Komunikatat për fondet e BE-së janë të pasakta dhe të paqarta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?