By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump zotohet se nuk do të ketë më ‘kryqëzata kombndërtuese’ për ushtrinë amerikane
May 25, 2025
Kërcënime dhe cinizëm: Një anëtar i delegacionit ukrainas zbuloi se si negociatorët rusë i trajtuan ata
May 25, 2025
Kim Jong-un nuk priti gjatë: Kokat filluan të bien pas fundosjes se turpshme të anijes
May 25, 2025
Investitori i kriptovalutave rrëmben një student në New York: “Më vari në buzë të një ndërtese”
May 25, 2025
Sulme brutale në të gjithë Ukrainën, të paktën 13 të vdekur, dhjetëra të plagosur. Moska nën sulm
May 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e udhëhequra nga PDK, të parat për transparencë buxhetore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e udhëhequra nga PDK, të parat për transparencë buxhetore
Lajme

Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e udhëhequra nga PDK, të parat për transparencë buxhetore

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 8:21 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Gjashtë komuna nga PDK, renditen në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2022”, i cili paraqet vlerësimin e shtatë të këtij instituti mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë.

Vlerësimi, sipas GAP-it, bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjeve të komunave në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente publike.

Sipas GAP-it, në vitin 2022, transparenca buxhetore e komunave ishte në nivelin më të lartë që nga publikimi i parë i indeksit, me një mesatare prej 62.8 pikësh.

“Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 28 komuna (73.7%) kanë arritur të kenë më shumë se 50 pikë. Maksimumin e pikëve të indeksit prej 100 pikë për vitin 2022 e kanë arritur shtatë komuna: Drenasi, Klina, Lipjani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci dhe Skenderaj”, tha GAP-i.

GAP-i thotë se si rezultat i rritjes së numrit të dokumenteve buxhetore të publikuara, dëgjimeve buxhetore të mbajtura dhe përmirësimit të formatit të publikimit të dokumenteve, 25 komuna kanë shënuar progres në vlerësimin me pikë, katër komuna kanë shënuar regres, ndërsa komunat e tjera kanë pikë të njëjta sikur vitin e kaluar.

“Progresin më të madh me pikë në indeksin e vitit 2022 e kanë shënuar Komuna e Skenderajt (+42.5 pikë), Prizrenit (+32.5 pikë), Vushtrrisë (+31.5 pikë), Podujevës (+30 pikë) dhe e Klinës (+30 pikë). Ndërsa, regresin më të madh në renditje për vitin 2022 e ka shënuar Kaçaniku (-14 pozita), Obiliqi (-10 pozita), Graçanica (-10 pozita), Gjilani (-9 pozita) dhe Malisheva (-8 pozita)”, tha GAP-i.

Gjetjeve të këtij raporti i është gëzuar Partia Demokratike e Kosovës, e cila thotë se është renditur në krye të tabelës me gjashtë nga tetë komunat me të cilat udhëheqë.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur tejet i lumtur dhe krenar me, siç tha, “punën dhe përgjegjësinë” që tregojnë para qytetarëve dhe ligjit, kryetarët e komunave të udhëhequra nga partia më e madhe opozitare në vend.

“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP.  Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj. Jam i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre. Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak”, thuhet në reagimin e Memli Krasniqit.

You Might Also Like

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses të “Wanderlust” in Albania 2

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një polic në Mitrovicë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1326 gjoba në trafik

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çka pritet nga presidenca e dytë e Trumpit?

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Digjitalizimi i arsimit: 32 llaptopë në shkollën me mbi 1.200 nxënës
Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit
AKB: Kosova vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë, Qeveria ta rrisë në 350 euro për të gjitha kategoritë
Gjatë 2022-tës, mbi 99 mijë lëndë civile të pazgjidhura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?