By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve
June 29, 2025
Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës
June 29, 2025
Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
June 29, 2025
Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në ferr do të zbres, do shndris veç për të vdekurit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në ferr do të zbres, do shndris veç për të vdekurit!
Opinion

Në ferr do të zbres, do shndris veç për të vdekurit!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/17 at 5:28 PM
Kosova Times Published August 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Besim XANI

Poeti Lasgush Poradeci është poeti më i madh lirik i botës shqiptare, ai ishte njohës i mirë i kulturës letrare, filozofike, evropiane dhe botërore. Për të treguar se çfarë artisti ishte, mjafton të shkruajmë vetëm dy mendime për artin poetik: Që të bësh një varg të mirë, duhet shumë kohë, ndërsa që të bësh disa poezi të bukura, nuk mjafton një jetë të tërë. Ai jetoi në kohën e diktaturës më të ashpër të planetit, por shpirti i madh i tij nuk pranoi të humbte lirinë. Jetoi i vetmuar dhe i mohuar nga diktatura, ai bëri një jetë 100% shpirtërore. Ai shkroi vetëm 2 vëllime me poezi, “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i Zemrës,” vepra këto të përjetshme. Ishte i vetëdijshëm për vlerën e veprës së tij. Ai thotë, “Kur do të vdes, Llazari s’do ti bëhet as varri, por më vonë lapidari.”

Ismail Kadare, në librin “Ftesë në Studio,” thotë: Kam pasur fatin të takoj shkrimtarë, filozofë nobelistë, por Lasgush Poradeci mbetet shpirti më i ndërlikuar që kam takuar ndonjëherë. Ai një ditë do ti thotë Kadaresë: “E din ti se si iu kërcënua Dielli Zeusit në Iliadën e Homerit?! “Në ferr do zbres, do shndris vetëm për të vdekurit.” Këtë lloj kërcënimi thotë Lasgushi duhet ta bëjë poeti për tiranin. Në këtë rast, Lasgushi do t’i gjasojë diellit, sepse siç thotë Kujtim Shala, “Dielli është vetëdija.” Poezia e tij është e përjetshme, diçka që nuk ndodh me sunduesin. Sunduesi është i përkohshëm, ndërsa poeti përdor ndjenjat, poezinë dhe përjetësinë, kurse tirani përdor dhunën dhe terrorin. Zemërimi i Lasgushit shihet sikurse zemërimi i diellit kur pyet për tiranin: Është gjallë apo ka vdekur?! Kujtim Shala na thotë në studimin e tij “Lasgushi i përjetshëm” se poeti i madh e ka nxjerrë jashtë sistemit të vet diktatorin, jashtë epokës së tij, jashtë mendjes, pra jashtë poezisë, jashtë përjetësimit. Diktatori pra është humbësi jo Lasgushi Poradeci, pra Lasgushi është i përjetshëm. Ngase përjashton sunduesin nga përjetësia, vepra e tij do të jetë ushqim i përjetshëm për shpirtin njerëzor.

Po ashtu Sabri Hamiti, në studimin e tij për Lasgush Poradecin, do ta titullojë veprën me titull “Vdekja e Nositit.” Ne do të ndalemi vetëm në vjershën “Vdekja e Nositit”: Analizë e vetëm një strofe të kësaj poezie

“Pa nis ah! gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin më një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…

Vetëm kur përmbushet ky ideal mund të bëhet e pavajtuar vdekja prandaj Nositi vdes me gaz ngase i ushqen të vegjlit e vetë me gjakun e tij “Kjo vdekje është e ëmbël” thotë Sabri Hamiti. Në këtë analizën ai ka prekur kulmin e artit poetik të Lasgush Poradecit, duke treguar aktin e flijimit për të tjerët me gaz, kësi lloj flijimi mund të gjejmë vetëm tek Eskili Grek në veprën e tij “Prometheu i mbërthyer”.

You Might Also Like

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Kosova Times August 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

JD Vance dha një ultimatum: “Pajtohu ose largohemi”. Rusia, Ukraina dhe BE-ja reagojnë…

Kosova Times Kosova Times April 23, 2025
Murati mori pjesë në takimin e Bankës Botërore në Washington
Kurti priti në takim Rohden, kërkon heqjen e masave të BE-së
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një nga viktimat e luftës se Putinit shkenca ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?