By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi, presidenti: E papranueshme ndërhyrja në punët e brendshme të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mali i Zi, presidenti: E papranueshme ndërhyrja në punët e brendshme të vendit
Rajon / Botë

Mali i Zi, presidenti: E papranueshme ndërhyrja në punët e brendshme të vendit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/20 at 10:56 PM
Kosova Times Published August 20, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç e konsideroi “të papranueshme çdo përpjekje nga aktorë të huaj (qofshin nga rajoni apo pjesë të tjera të botës) sikurse tha ai, për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose tërthorazi në krijimin e qeverisë në Mal të Zi”.

Ai tha se legjislatura e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë mbartës të sovranitetit.

“Pres që formimi i qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirisht të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare, si dhe në përparësitë programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardeve të jetës si dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, tha zoti Milatoviç.

Komenti i presidentit malazez pason deklaratat e zyrtarëve të Beogradit për përfaqësimin e serbëve në qeverinë e re të Malit të Zi si dhe deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Milosh Vuçeviç, i cili ditë më parë në një televizion në Beograd, kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Keni bërë një gabim që t’u bjerë kokës, ashtu siç u godit Ukraina. Ju keni hapur kutinë e Pandorës”, tha Milosh Vuçeviç .

Ai tha se “ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj”.

Edhe deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç, Andrija Nikoliç tha se zoti Vuçeviç po i bie daulleve të luftës me qëllim të destabilizimit të rajonit.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë, Sonja Biserko tha për mediat malazeze se “nuk duhet nënvlerësuar mundësia që Serb mund të bëjë diçka qo do të rezultonte në një destabilizim të mëtejshëm të rajonit”.

Ajo tha se “letra e 60 zyrtarëve evropianë dhe anëtarëve të Senatit amerikan mbi nevojën e ndryshimit të politikës ndaj regjimit në Beograd, si dhe shkrimet shumë kritike në mediat perëndimore, tregojnë se Vuçiç është nën një trysni të madhe”.

Për zonjën Biserko, Kremlini nga ana tjetër po përforcon retorikën ndaj rajonit, ndaj sipas saj nuk duhet lënë jashtë vëmendjes propaganda ruse ndaj opinionit publik serb, që beson se Rusia po fiton (në Ukrainë) dhe se Serbia duhet të mbështetet tek Moska.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times August 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtëpia e dytë e grave pensioniste

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Shtetet e Bashkuara do të shumëfishojnë prodhimin e predhave për të ndihmuar Ukrainën
Globe Soccer Awards, Del Piero merr çmimin e karrierës, ‘thërret’ Juven
Kurti: Gjuha e propozimit “franko – gjerman” i jep qëndrueshmëri marrëveshjes së mundshme me Serbinë
Ish-përfaqësuesi i BE në Kosovë: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?