By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Federata australiane u vendos shpërblime të barabarta djemve dhe vajzave në futboll
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Federata australiane u vendos shpërblime të barabarta djemve dhe vajzave në futboll
Sport

Federata australiane u vendos shpërblime të barabarta djemve dhe vajzave në futboll

Kosova Times
Last updated: 2023/08/21 at 10:07 AM
Kosova Times Published August 21, 2023
Share
SHARE

Autoriteti rregullativ i ligave të futbollit në Australi (AFL) bëri të ditur më 21 gusht se paratë e ndara për shpërblimet për ligën e nivelit të parë të futbollit të vajzave në Australi pothuajse do të dyfishohen për sezonin e ardhshëm.

Kjo bën që, për herë të parë, shpërblimet në ligat e futbollit të vajzave të jenë po aq sa të djemve.

Gjithsej 1.1 milion dollarë australian do të ndahen mes tetë ekipeve të para në ligën e nivelit të parë të futbollit të vajzave (AFLW), në krahasim me rreth 620 mijë për sezonin e kaluar.

Ndërkohë, në ligën e djemve (AFL), 1.1 milion dollarët do të ndahen mes katër ekipeve më të suksesshme gjatë sezonit. Kjo shifër kishte qenë e njëjtë edhe gjatë sezonit të kaluar.

AFLW-ja fillimisht kishte pasur tetë ekipe garuese në vitin 2017, por u zgjerua në 14 ekipe në vitin 2020. Sezonin e kaluar u shtuan edhe katër ekipe të tjera në mënyrë që liga të jetë e ngjashme me atë të djemve, AFL-në 18-ekipëshe.

Sezoni i ri i AFLW-së, i teti, do të fillojë më 1 shtator.

“Ne i kemi dy nga garat më të mira sportive në vend”, tha shefi ekzekutiv i AFL-së, Andrew Dillon. “Jam i lumtur që mund t’ju lajmëroj se shpërblimet do të jenë të barabarta për garat tona elitare, AFL dhe AFLW”.

Ky lajmërim erdhi menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës të grave, ku lojtaret e Australisë u ankuan për pabarazi gjinore sa u përket shpërblimeve monetare para se të niste turneu në vendin e tyre.

Kryeministri Anthony Albanese u zotua se do t’i ndante 200 milionë dollarë australian për avancimin e futbollit të vajzave në vend, pasi ekipi kombëtar i Australisë arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

You Might Also Like

Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian

Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kosova Times August 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rumunët bëjnë automjete të blinduara për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times April 26, 2023
Zinxhiri i restoranteve amerikane Hooters kërkon falimentim
Zelensky: “Partnerët tanë i kanë ndalur sanksionet kundër Rusisë dhe koha është kundër nesh; Rusia po ngadalësohet…”
Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit
MAShTI: Është përmbyllur me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?