Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social, teksa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.