By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BRICS-i fton gjashtë vende për anëtarësim në bllokun botëror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BRICS-i fton gjashtë vende për anëtarësim në bllokun botëror
Rajon / Botë

BRICS-i fton gjashtë vende për anëtarësim në bllokun botëror

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 2:57 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësit e bllokut të vendeve në zhvillim, BRICS, kanë ftuar Arabinë Saudite, Iranin, Etiopinë, Egjiptin, Argjentinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për anëtarësim në këtë bllok.

Kjo ftesë vlerësohet si një tentim për ta rritur ndikimin në botë të këtij blloku që është zotuar ta mbrojë “Jugun Global”. Sipas një definicioni të dhënë nga Universiteti i Virxhinias, nocioni “Jugu Global” u referohet shteteve të disfavorizuara ekonomikisht në botë.

Zgjerimi gjithashtu mund t’ua hapë rrugën dhjetëra vendeve të interesuara për anëtarësim në BRICS, ku aktualisht janë të anëtarësuar Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Këto kërkesa vijnë në një kohë kur polarizimi gjeopolitik po i nxit përpjekjet e Pekinit dhe Moskës për ta forcuar këtë bllok si një kundërpeshë të qëndrueshme ndaj Perëndimit.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili po e organizon samitin e këtij viti të liderëve të BRICS-it, njoftoi më 24 gusht se kandidatët e rinj do të pranohen si anëtarë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Debati mbi zgjerimin e BRICS-it ka qenë në krye të agjendës gjatë samitit treditor që po zhvillohet në Johanesburg. Përderisa të gjithë anëtarët e BRICS-it shprehën publikisht mbështetjen për zgjerimin e bllokut, drejtuesit nuk u pajtuan lidhur me detajet e këtij procesi.

Megjithëse rreth 40 për qind e popullsisë së botës dhe një e katërta e prodhimit të brendshëm bruto global i takojnë vendeve të BRICS-it, ky bllok nuk ka arritur ta ketë ndikimin e dëshiruar si një lojtar politik dhe ekonomik global.

Më shumë se 40 vende kanë shprehur interesim për t’iu bashkuar BRICS-it, thonë zyrtarët e Afrikës së Jugut, dhe 22 vende kanë kërkuar zyrtarisht të pranohen.

Ata përfaqësojnë një grup të ndryshëm kandidatësh potencialë të motivuar kryesisht nga dëshira për ta ndryshuan rendin botëror, të cilin shumë prej tyre e konsiderojnë të manipuluar kundër tyre dhe në favor të shteteve të Perëndimit.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Kuptimi i vërtetë i historisë së Bambit: njëqind vjet përrallë jo fëmijësh
Garë me dron. Roli i dronëve në luftën ruso-ukrainase
Plagosja s’e ndal ëndrrën e afganes për të studiuar
Tahiri: PDK ka nisur betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?