By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait mirëpriti një rekord prej 46 milionë pasagjerësh në gjysmën e parë të këtij viti
July 29, 2025
VIDEO Prezantohet raketa e parë hipersonike turke, ka një rreze veprimi prej 800 kilometrash
July 29, 2025
Ushtarët dhe gjeneralët izraelitë i kthejnë shpinën Netanyahut për shkak të luftës në Gaza
July 29, 2025
Zbulohet motivi i mundshëm i vrasësit të Nju Jorkut. Ai la një letër lamtumire
July 29, 2025
Ish-sekretari i MINT-së në intervistë në Prokurorinë Speciale
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, teksa luftimet vazhdojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, teksa luftimet vazhdojnë
Rajon / Botë

Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, teksa luftimet vazhdojnë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 3:15 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Rusia nisi një sulm me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër, në orët e para të 24 gushtit, duke plagosur shtatë persona. Ky sulm erdhi përderisa Ukraina përgatitej ta festonte Ditën e Pavarësisë mes luftimeve të ashpra në lindje dhe jug.

“Shpërthime të fuqishme në mes të natës në Dnjepër”, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, më 24 gusht në platformën Telegram, duke shtuar se një objekt për shërbime transporti ishte shkatërruar.

Lysak tha se tre burra dhe katër gra, nga 32 deri në 55 vjeç, mbetën të plagosur pas këtij sulmi dhe shtoi se gjashtë prej tyre ishin dërguar për trajtim në spital.

Dhjetëra objekte civile u dëmtuan, përfshirë një bankë, një pikë karburanti, një hotel, një kompani bujqësore, një fabrikë mobiljesh, një ndërtesë administrative dhe dy ndërtesa banimi.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha në një deklaratë se Rusia goditi gjatë natës me raketa balistike S-300, Iskander K dhe Iskander M, duke shtuar se një raketë Iskander K u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ai nuk dha detaje të tjera.

Shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë paralajmëruar se ka një rrezik në rritje se mund të ketë sulme ajrore ruse në Ukrainë gjatë Ditës së Pavarësisë.

Më 23 gusht, të paktën katër persona u vranë në një valë sulmesh ruse në rajonet verilindore dhe jugore të Ukrainës që dëmtuan gjithashtu objektet e eksportit të drithërave.

Katër mësues u vranë në Romny, një qytet në rajonin verilindor Sumy në kufi me Rusinë, në një sulm me raketa që shkatërroi një shkollë.

Në pjesën jugore të Ukrainës, një sulm tre-orësh me dronë rus në rajonin e Odesës dëmtoi shumë objekte dhe shkaktoi zjarre në ndërtesat ku ruheshin drithërat.

Zyrtarët lokalë raportuan se kishte gjithashtu shpërthime në Izmayil, një nga dy portet ukrainase në Danub që janë përdorur nga Kievi për të eksportuar drithëra pasi një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja skadoi muajin e kaluar pas tërheqjes së Rusisë.

Mediat rumune raportuan se shpërthime mund të dëgjoheshin edhe në Tulcea, një port rumun në Danub, vetëm 15 kilometra larg nga Izmayil.

Në fushëbetejës, ushtria e Kievit tha se forcat ukrainase kanë ngritur flamurin kombëtar në çatinë e një shkolle të dëmtuar rëndë në vendbanimin Robotyne në rajonin jugor të Zaporizhjas.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë informacionet për zhvillimet në fushëbetejë dhe nëse i gjithë komuniteti në fshatin Robotyne është çliruar.

Forcat ukrainase zmbrapsën kundërsulmet ruse në rajonet lindore të Donjeckut dhe Harkivit dhe në rajonin jugor të Zaporizhjas, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm më 24 gusht.

Forcat ukrainase vazhduan avancimin e tyre drejt Melitopolit, tha ushtria. Melitopol, i njohur si “porta e Krimesë”, u kap nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditëve me luftime të ashpra.

You Might Also Like

VIDEO Prezantohet raketa e parë hipersonike turke, ka një rreze veprimi prej 800 kilometrash

Ushtarët dhe gjeneralët izraelitë i kthejnë shpinën Netanyahut për shkak të luftës në Gaza

Zbulohet motivi i mundshëm i vrasësit të Nju Jorkut. Ai la një letër lamtumire

Arsyetimi nga Bashkimi Evropian: Marrëveshja me Amerikën është më e mira që mund të kishim marrë

Amerikanët publikojnë foton e pushkës së përdorur në sulmin në Manhattan

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Kushtetuesja rrëzon Ligjin për KPK-në
Shkupi nikoqir i manifestimit “Gratë në Kulturë”
Hill për Asociacionin: Pyetja është vetëm kur, jo nëse do të bëhet
Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?