By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri me vranësirat dhe reshje shiu me intensitet të ulët
November 3, 2025
KOK nënshkruan sot Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
November 3, 2025
Ditë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 18°C
November 3, 2025
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon
November 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja do t’i stërvitë pilotët ukrainas për avionët F-16
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja do t’i stërvitë pilotët ukrainas për avionët F-16
Rajon / Botë

ShBA-ja do t’i stërvitë pilotët ukrainas për avionët F-16

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 10:43 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicion të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.

“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, tha Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.

Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.

Ky vendim i ShBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.

Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.

Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një burrë u përpoq të transportonte një grua të vdekur nga BiH në Kroaci në sediljen e pasagjerit

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
OBSh kërkon “qasje të plotë” nga Kina për të përcaktuar origjinën e COVID-it
ShBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën
KFOR: Ushtarët amerikanë dhe shqiptarë i mirëmbajtën helikopterët “Blackhawk UH60M”
Formacionet zyrtare: Spanjë – Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?