By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Thriller diplomatik para “orës zero”
November 21, 2025
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
November 21, 2025
Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike
November 21, 2025
“Vuçiç nuk dëshiron një marrëdhënie partneriteti me BE-në, dhe tani kjo është e qartë për të gjithë”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi, shoqërohet në komisariat, shpallet “non grata”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi, shoqërohet në komisariat, shpallet “non grata”
Lajme

Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi, shoqërohet në komisariat, shpallet “non grata”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 8:04 AM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nisur t’i terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kalojnë transit nëpër Serbi. Siç ka shkruar gazeta KOHA në Maqedoni, me një përvojë të tillë është përballë së fundmi një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i mitur, që në Beograd ishin ndaluar nga Policia e ishin marrë në stacion vetëm pse djali i mitur kishte bluzë me shqiponjë.

Policia kishte mbajtur familjen për një natë dhe e ka dënuar me 30 mijë dinarë (255 euro) si dhe e ka shpallur “non-grata” deri në vitin 2031, sipas raportimit.

Për rastin ka reaguar ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Ai ka thënë se kjo është e tmerrshme, por ka deklaruar se s’është i habitur.

“Një shqiptare u ndalua dhe u detyrua të paguante gjobë në Serbi vetëm se djali i saj nëntëvjeçar kishte një bluzë me shqiponjën kuq e zi. Vërtetë e tmerrshme, por jo e habitshme për shumë prej nesh, përveç atyre që ende besojnë në politikën paqësore të Vuçiçit”, ka shkruar Qehaja në Twitter të enjten.

 

 

Për rastin ka komentuar edhe gazetari Enver Robelli. Ai ka thënë po që se kjo ngjarje të ndodhte nga Policia e Kosovës, Shqipërisë apo e Maqedonisë së Veriut “propaganda gebelisiane e Beogradit do ta çonte peshë mbarë botën dhe do të kërkonte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit”.

Ai ka thënë se shtetet shqiptare duhet të protestojnë kundër terrorit serb.

“Shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe kontrollojnë disa nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë në Shkup. Do të ishte e udhës që kjo fuqi politike të shprehet përmes një proteste të qartë kundër terrorit serb ndaj familjeve shqiptare. Shqiponja është simbol nacional shqiptar. Flamuri me shqiponjë valon në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Athua çfarë problemi ka policia kriminale serbe dhe drejtësia kriminale serbe dhe politika kriminale serbe me shqiponjën? Kanë një problem: me ekzistencën e shqiptarëve! Duan t’i zhdukin. Meqë s’mund t’i zhdukin, i terrorizojnë shqiptarët kudo ku munden”, ka shkruar ai në Facebook.

Janë regjistruar tashmë dhjetëra raste që familje kosovare rrugës transit në Serbi keqtrajtohen në forma të ndryshme. Në disa raste madje Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka rekomanduar mërgimtarëve që sa më shumë që munden të shmangin rrugën transit nga Serbia.

You Might Also Like

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në Serbi pas aksidentit me tren

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj, Kurtit: S`mund të fshihesh pas patriotizmit që nuk e ke pasur

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Si e eksporton Rusia drithin ukrainas si të vetin
Deputetët marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale
KFOR: Jemi në koordinim të ngushtë me të gjitha palët, e vlerësojmë situatën në vazhdimësi
Moti i vranët dhe me intervale me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?