By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve, ndryshe paguajnë gjobën e krimit mjedisor
July 29, 2025
Krimineli Ratko Mladić mbetet pas hekurave: Kërkesa për lirim është refuzuar, nuk ka prova për sëmundje të pashërueshme
July 29, 2025
Rusia e bombardon veten aksidentalisht 100 herë në vitin 2025
July 29, 2025
Përurohen tri ndërtesa shumë-banesore sociale në komunën e Skenderajt
July 29, 2025
Fituesja e Olimpiades Ndërkombëtare të Gjuhësisë me foto nga Prizreni
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit
Rajon / Botë

Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 3:59 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane.

Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike.

Hummelgaard tha se djegia e Kuranit është një “akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.

Legjislacioni i ri do të përfshihet në kapitullin e 12-të të Kodit Penal të Danimarkës, që përfshin edhe sigurinë kombëtare.

Hummelgaard tha se siguria kombëtare ishte “motivimi” kryesor që shtyu qeverinë daneze drejt përgatitjes së këtij projektligji.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë me krahë të kryqëzuar ndërkohë që disa individë bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”, tha ai.

Legjislacioni do të zbatohet edhe për përdhosjet e Biblës, Torës ose, për shembull, kryqit.

Ata që shkelin ligjin rrezikojnë të dënohet me gjobë dhe deri në dy vjet burgim.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike – Danimarkës dhe Suedisë – për t’i ndaluar veprimet e tilla.

Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet e Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t’i ndalonin këto akte.

Mirëpo, kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund ta rrezikojë këtë të drejtë.

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë.

Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike.

You Might Also Like

Krimineli Ratko Mladić mbetet pas hekurave: Kërkesa për lirim është refuzuar, nuk ka prova për sëmundje të pashërueshme

Rusia e bombardon veten aksidentalisht 100 herë në vitin 2025

Fituesja e Olimpiades Ndërkombëtare të Gjuhësisë me foto nga Prizreni

Nga një bordello në Gazprom

Tusk: 32 persona të dyshuar për sabotim dhe përmbysje të pushtetit u arrestuan në Poloni

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bastisje në `Aktash` për vrasjen e 2024-s, arrestohet një person

Kosova Times Kosova Times June 10, 2025
Promovohet monografia për Abdurrahman Shalën
Vodineliq: Njerëzit në barrikada do ta kuptojnë se ata janë pjesë e një loje bixhozi
Putin do t’i vizitojë Emiratet dhe Arabinë Saudite, do ta presë presidentin e Iranit
Osmani për bazën ajrore në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe e stabilitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?