Ka shkuar në 57 numri i personave të lënduar nga shpërthimet në një pikë karburanti në qytetin rumun të Crevedia, njoftoi sot Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat Emergjente të Rumanisë.
Më herët Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga shpërthimet ka humbur jetën një person dhe 46 të tjerë janë plagosur.
“Në qytetin Krevedia, rrethi Dambovita, ka pasur disa shpërthime në një pompë të gazit të lëngshëm të naftës, duke lënduar 58 persona, njëri prej të cilëve ka vdekur (nga një atak në zemër, pa djegie)”, njoftoi inspektorati në rrjetet sociale.
Two explosions were heard at a gas station in the #Romanian town of #Crevedia – 10 km from Bucharest – on Saturday evening, injuring 46 people and killing one, local media reported.
Most of the injured were firefighters (26) who came to extinguish the gas station after the first… pic.twitter.com/AxGBZ5f4eN
— NEXTA (@nexta_tv) August 26, 2023
Mes të plagosurve janë 43 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mes tyre 39 zjarrfikës, dy policë dhe dy xhandarë, shtoi shërbimi, duke theksuar se të paktën 54 persona janë shtruar në spital.
Shpërthimi në pikën e karburantit në Krevedia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 me orën lokale. Me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve, zjarri është përhapur edhe në rezervuarët e tjerë të gazit dhe kanë pasuar disa shpërthime të tjera.
Ekipet e shpëtimit evakuuan më shumë se 3000 njerëz nga zona e rrezikut brenda një rrezeje prej 700 metrash.
Më herët Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga shpërthimet ka humbur jetën një person dhe 46 të tjerë janë plagosur.
Pas shpërthimit të parë, zjarri u përhap në dy cisterna dhe një shtëpi aty pranë, gjë që shkaktoi evakuimin dhe bllokimin e trafikut rrugor, sipas Agjencisë për Situata Emergjente (IGSU).
IGSU njoftoi se trafiku në autostradën nacionale është bllokuar.
Rreth 25 zjarrfikëse morën pjesë në shuarjen e zjarrit, sipas IGSU.
Një numër i zjarrfikësve u plagosën gjithashtu në shpërthimin e dytë, tha zëvendësministri i Brendshëm Raed Arafat, i cili është në krye të njësisë së emergjencës.