By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus
December 19, 2025
Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’
December 19, 2025
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
December 19, 2025
Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm
December 19, 2025
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paqartësi në PD, Basha në krye të grupit parlamentar, por reagon Bardhi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Paqartësi në PD, Basha në krye të grupit parlamentar, por reagon Bardhi
Rajon / Botë

Paqartësi në PD, Basha në krye të grupit parlamentar, por reagon Bardhi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 9:36 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës u përfshi sot nga paqartësitë lidhur me kryetarin e grupit parlamentar, kur drejtuesja e Kuvendit njoftoi se këtë detyrë do ta mbajë kryetari i partisë Lulzim Basha.

Por kryetari aktual i grupit, Gazmend Bardhi, tha se janë deputetët e Partisë Demokratike ata që zgjedhin drejtuesin e tyre.

Partia Demokratike është përfshirë prej dy vjetësh në ndarje dhe përplasje mes grupeve, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga ShBA për korrupsion dhe cenime të demokracisë.

Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të fundjavës, Partia Demokratike e opozitës njoftoi sot Parlamentin se kryetari i ri i grupit parlamentar është kryetari i saj Lulzim Basha.

Ky ndryshim bazohet në rregulloren e re të grupit parlamentar, të miratuar nga kryesia e Partisë Demokratike pas mbylljes së Kuvendit, ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike.

Vendimi që kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mbajë edhe detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, shkaktoi reagime në radhët e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata nga ShBA për korrupsion dhe cenim të demokracisë.

Ndërsa kryetari aktual i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se drejtuesja e Kuvendit shkeli rregulloren, duke sjellë atë njoftim nga Partia Demokratike, kur rregullorja përcakton mënyrën si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.

“Janë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që vendosin se kush kryetari i grupit. Disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, por i lutem drejtueses së Kuvendit të mos provokojë deputetët e opozitës”, tha zoti Bardhi.

Pas shpalljes non grata të zotit Berisha nga ShBA për korrupsion dhe cenim të demokracisë, grupi parlamentar i PD është ndarë në së paku 3 pjesë, që përkrahin kryetarin Basha, ish kryetarin Berisha dhe kryetarin e grupit Bardhi.

Zoti Bardhi tha se zoti Basha u vetë shpall kryetar grupi, dhe se do të mbante këtë detyrë derisa një drejtues i ri të mund të zgjidhej me shumicën e deputetëve demokratë.

Ai ka ftuar një takim të deputetëve të opozitës nesër, e cila u mirëprit nga ish kryeministri Berisha.

Ndërsa zoti Basha tha sot se PD duhet të qëndrojë larg debateve artificiale dhe se kishte menduar t’ia delegonte njërit prej nënkryetarëve të partisë, që do të zgjidhet nga forumet e reja pas Kuvendit.

“Thirrja ime për çdo deputet pas një periudhe shumë të vështirë dhe sfiduese për të gjithë ne, është që tani është koha të shohim përtej interesave personale, anktheve, frikërave që janë shkaktuar nga konflikti i ndezur në mënyrë të padrejtë tek një pjesë prej tyre”, tha zoti Basha.

Partia Demokratike e opozitës është një fazë rindërtimi të saj pas përçarjeve që u shkaktuan nga foltorja e ish kryeministrit Berisha, dhe sulmi i dhunshëm ndaj selisë së saj.

Partia Demokratike zhvilloi të shtunën Kuvendin e saj, i cili zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar dhe brenda kësaj jave pritet që ky forum i ri të zgjedhë edhe kryesinë e re të Partisë.

Kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha ka deklaruar se konfirmimi i euro-atlantizmit ndarja nga berishizmi, nga përdorimi i partisë si bunker për halle personale, mbështetja e SPAK-ut në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ndër zyrtarët dhe politikanët e lartë janë sfidat më të mëdha që po përballon aktualisht Partia Demokratike.

You Might Also Like

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’

Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike

Vladimir Putin mban një konferencë për shtyp në Moskë

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bloomberg: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

Kosova Times Kosova Times August 6, 2025
Kamionisti ia mbath pasi le per vdekje 56-vjeçarin
KFOR-i mohon të ketë negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë në Banjskë
Ilazi nderon me mirënjohje delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut
Rritja e lëvizjes së KFOR-it në Lindje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?