By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!
June 10, 2025
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Promovohen tre libra të akademik Sabri Hamiti
June 10, 2025
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
June 10, 2025
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti ua paguan qytetarëve trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Shteti ua paguan qytetarëve trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja
Shëndetësi

Shteti ua paguan qytetarëve trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja

Kosova Times
Last updated: 2023/09/06 at 6:04 PM
Kosova Times Published September 6, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UA) Nr: 03/2023 për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Në këtë UA janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

Me UA Nr.: 03/2023, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent.

Gjithashtu, të gjithë qytetarëve rezident sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës u sigurohet e drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor, respektivisht kur paraqiten kërkesa për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike.

Me UA Nr.: 03/2023 parashihet për herë të parë Komisionit për përcaktimin e çmimeve referente që është kompetent të propozojë përditësimin e shtojcës së çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike.

Përmes UA Nr.: 03/2023 gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.

Gjithashtu, njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale.

Personat mbi moshën 18 vjeç kompensohen me 70% të vlerës së çmimit referent apo mesatares së çmimit të tri profaturave për trajtim mjekësor.

Ndërsa, për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit.

UA Nr.: 03/2023 ka thjeshtuar edhe procedurat e aplikimit për qytetarët, ndërsa referimi dhe përgjegjësia do të jetë tek profesionistët shëndetësor kompetent të cilët rekomandojnë trajtimin jashtë vendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët

IKSHPK: 23 raste të infektuar me fruth gjatë muajit maj

Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale

Pajisjet dhe miopia: oftalmologët shpjegojnë pse lodhja dixhitale është e dëmshme për shikimin tuaj

OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë

Kosova Times September 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Limaj: Bashkimi është forca për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Kosova Times Kosova Times January 19, 2025
Antwerp fiton Kupën e Belgjikës, Arbnor Muja, feston me flamurin e Kosovës
Bloomberg: Putini kërkoi pezullimin e të gjitha furnizimeve me armë në Ukrainë gjatë armëpushimit (kjo është kërkesa e tij për marrëveshjen)
Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë
Çka deklaroi në seancën gjyqësore i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes në Ferizaj?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?