By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Lajme

Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 6:24 PM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në Festivalin Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE). 

Duke folur para të pranishmëve në këtë festival, kryetari Konjufca kërkoi që të punohet më shumë dhe të luftohen padrejtësitë eventuale ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për një mirëqenie dhe arsimim më të mirë.

“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese. E gëzojmë të drejtën për të qenë të barabartë para ligjit, e gëzojmë të drejtën për të pasur qasje në ato që janë arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe janë universale, sikur e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e drejta për mbrojtje sociale. Mirëpo, nëse i shohim këto të drejta dhe nëse i shohim statistikat në Republikën e Kosovës, atëherë ne vijmë te disa rezultate që mua nuk më duken të kënaqshme”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Sipas rezultateve dhe përfundimeve të nxjerra komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë mirëqenie dhe mbrojtje më të dobët sociale nga ana e institucioneve, ndërsa fëmijët e tyre, sidomos vajzat, kanë qasje më të pakët në arsim.

Kreu i Kuvendit theksoi se bashkërisht duhet identifikuar të gjitha mangësitë, edhe të institucioneve, në mënyrë që askush nga pjesëtarët e këtyre komuniteteve në Republikën e Kosovës të mos ndihet i diskriminuar. Ai u shpreh optimist se së bashku do të arrihet të tejkalohen këto mangësi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe drejtori i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skënderi, shefja e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasse dhe drejtori gjeneral i Fondacionit Diakonia e Helsinkt, Olli Holmstrom.

Pas fjalimeve kryetari Konjufca bashkë me shefen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasser, ndanë çmimin “Joana nga Kosova” për disa nga personalitetet që punojnë për përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë e Kosovës: aktivisten Elizabet Gowing, deputeten Eliza Hoxha, si dhe aktivistet Florenta Kadriu, Medina Dauti dhe Riola Morina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Biden dhe Trump sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit
Horoskopi ditor për 12 Dhjetor 2024!
Pranga sirianit, autor i vrasjes se irakienit dy vite me pare
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?