By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron telefonoi Zelenskyn pas telefonatës me Putinin: “Biseda ishte konstruktive”
July 2, 2025
SBASHK-u paralajmëron Kongres të Jashtëzakonshëm, nuk e përjashton grevën
July 2, 2025
13 restorantet më të mira në Kroaci në vitin 2025 (sipas Michelin)
July 2, 2025
Atje ku bashkëdyzohen pamjet magjike me shijen e verës në Sengiari
July 2, 2025
Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklaratat e Musk mirëpriten në Kinë, kritikohen nga Tajvani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Deklaratat e Musk mirëpriten në Kinë, kritikohen nga Tajvani
Rajon / Botë

Deklaratat e Musk mirëpriten në Kinë, kritikohen nga Tajvani

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 11:27 AM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Pekini dhe Tajpei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se Tajvani duhet të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, deklaroi gjatë një interviste për Financial Times, se beson që dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme dhe të pëlqyeshme”.

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara ka mirëpritur deklaratat e Musk, por homologia e tij tajvaneze ka deklaruar se liria “nuk është në shitje”.

Tajvani është ishull vetëqeverisës, por Pekini pretendon se ishulli është pjesë e territorit të tij.

“Rekomandimi im do të ishte të krijohej një zonë e posaçme administrative për Tajvanin, diçka shumë e pëlqyeshme, që me gjasë nuk do t’i bënte të gjithë të lumtur”, tha Musk për Financial Times.

“Kjo është e mundur, besoj se ata mund të arrijnë një marrëveshje më të përshtatshme sesa ajo me Hong Kongun”, shtoi ai.

Ambasadori kinez në ShBA, Qin Gang, mirëpriti sugjerimin e Musk për të krijuar një zonë të posaçme administrative. Ai tha në Twitter se “një ribashkim paqësor” dhe se modeli “një shtet me dy sisteme” që përdoret për të qeverisur Hong Kongun, është “parimi bazik” i Kinës “për të zgjidhur çështjen e Tajvanit”.

“Me kusht që sovraniteti i Kinës, interesat e sigurisë dhe zhvillimit janë të garantuar, pas ribashkimit Tajvani do të gëzonte një autonomi të madhe si rajon i posaçëm administrativ, me një hapësirë të madhe për zhvillim”, shtoi ai.

Këtyre deklaratave u është kundërpërgjigjur Hsiao Bi-khim, ambasadorja de-fakto e Tajvanit në Uashington.

“Tajvani shet shumë produkte, por liria dhe demokracia jonë nuk janë në shitje”, shkroi ajo në Twitter.

“Çdo propozim i qëndrueshëm për të ardhmen tonë do të përcaktohet në mënyrë paqësore, pa detyrim dhe duke respektuar dëshirat demokratike të popullit të Tajvanit”, shtoi ajo.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile të vitit 1940. Megjithatë, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur.

You Might Also Like

Macron telefonoi Zelenskyn pas telefonatës me Putinin: “Biseda ishte konstruktive”

Ukrainasit godasin me dronë një rafineri nafte në Rusi, shpërthen zjarr

“Kundër Vuçiçit me metodat e Vuçiçit”. Si nacionalizmi depërtoi përmes protestave në Serbi

Axhenda ndërkombëtare

Dalai Lama: Pas vdekjes sime do të emërohet një pasardhës

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi i ka kaluar 11 mijë vetë

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Haradinaj: Demaçi ishte frymëzim për brezat e sakrificës
“Askush nuk është i sigurt”: Jeta nën sundimin e talibanëve pakistanezë
Kurti për ndalimin e vizitave nga Specialja në Hagë: Është zhvillim negativ
Bideni i kërkon Izraelit t’i përmbahet rregullave të luftës, Iranit të ketë kujdes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?