By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja paralajmëron Korenë e V. që të mos e furnizojë me armë Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja paralajmëron Korenë e V. që të mos e furnizojë me armë Rusinë
Rajon / Botë

ShBA-ja paralajmëron Korenë e V. që të mos e furnizojë me armë Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/11 at 10:26 PM
Kosova Times Published September 11, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut kundër çdo lëvizjeje drejt furnizimit të Rusisë me armët dhe kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione të reja ndaj Phenianit.

Ky reagim i Uashingtonit më 11 shtator erdhi pasi Kremlini konfirmoi se lideri verikorean, Kim Jong Un, do të vizitojë Rusinë “në ditët në vijim”. Kjo vizitë u tha se do të realizohet me ftesë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kremlini njoftoi për vizitën e Kimit pas raportimeve të mediave se lideri verikorean është nisur në një udhëtim të posaçëm me tren për në Rusi dhe do të takohet me Putinin. Ky takim është sinjal i thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe liderëve, që janë të izoluar botërisht.

Koreja e Veriut është një prej shteteve të pakta që haptazi ka mbështetur Rusinë që kur ajo nisi pushtimin e plotë të Ukrainës vitin e kaluar dhe Putin javën e kaluar u zotua se do të zgjerojë raportet dypalëshe.

Takimi mes Kimit dhe Putinit ka të ngjarë që të përqendrohet në bashkëpunimin ushtarak dhe në një marrëveshje potenciale për furnizim me armë, kanë thënë për Reuters zyrtarë dhe analistë nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Pavarësisht se është mohuar nga Pheniani dhe Moska, ShBA-ja tha se bisedimet “kanë përparuar në mënyrë aktive” lidhur me furnizimin me armë të Rusisë nga Koreja e Veriut. Moska ka shpenzuar shumë nga armët e saj që ka pasur në stoqe në luftën 18-mujore në Ukrainë.

SHBA-ja ka thënë se do të ishte “një gabim i madh” për Korenë e Veriut nëse e furnizon Rusinë me armë, të cilat më pas Moska do t’i përdorte në Ukrainë, duke e paralajmëruar Phenianin se do të paguante “çmim”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se dërgesa të tilla armësh do të përbënin shkelje të disa rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Ne sigurisht zbatojmë në mënyrë agresive sanksionet tona ndaj entiteteve që financojnë përpjekjet e luftës së Rusisë dhe do të vazhdojmë të zbatojmë sanksione të tilla, por edhe nuk hezitojmë që të vendosim sanksione të reja”, tha zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller.

Pas dekadash të raporteve të ndërlikuara, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë krijuar raporte më të ngushta që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

Koreja e Veriut vazhdimisht ka fajësuar SHBA-në për luftën në Ukrainë, duke pretenduar se “politika hegjemoniste” e Perëndimit justifikon ofensivën ruse në Ukrainë.

Që nga viti i kaluar, SHBA-ja ka akuzuar Korenë e Veriut se i ofron Rusisë armë, përfshirë edhe municione për artileri që ka thënë se ia ka shitur grupit mercenar rus, Wagner. Si Koreja e Veriut, ashtu edhe Rusia kanë mohuar këto pretendime.

Ndryshe, vizita e fundit jashtë vendit e Kimit ishte më 2019. Atëbotë ai vizitoi qytetin lindor rus të Vlladivostokut ku u takua për herë të parë me Putinin, pasi bisedimet me ShBA-në për çarmatosjen e Veriut dështuan.

Më 9 shtator, Kremlini tha se Putin do të udhëtojë për në Vlladivostok këtë javë, për të marrë pjesë në Forumin Lindor Ekonomik.

Vlladivostoku gjendet 130 kilometra nga kufiri mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

You Might Also Like

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

Kosova Times September 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK themelon Këshillin Politik – organ këshillëdhënës i përbërë nga personalitete të shquara partiake

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Robinson: ShBA e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit
Medalistët serbë festojë me këngë nacionaliste për Kosovën
Një anije me emigrantë është përmbysur pranë Marokut. Nga 80 persona, vetëm 11 shpëtuan
Osmani: Shteti serb nëpërmjet dhunimit krijoi dhimbje ndër gjenerata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?