By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takohet me Roth, flasin edhe për takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takohet me Roth, flasin edhe për takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Lajme

Kurti takohet me Roth, flasin edhe për takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/11 at 10:39 PM
Kosova Times Published September 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, priti në takim Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Gjatë bisedës u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Tregues të thellimit të marrëdhënieve bilaterale janë shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja. Nga viti 2021 në vitin 2022, eksportet e Kosovës për në Gjermani janë rritur për 42% ndërkaq investimet e Gjermanisë në Kosovë për 60%.

Kryeministri Kurti e njoftoi deputetin Roth me progresin e përgjithshëm, me theks te indikatorët e fundit makroekonomik dhe me arritjet kryesore të qeverisjes. Ai falënderoi z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës por edhe për mbështetjen e tij. Michael Roth ishte njëri nga nënshkruesit e parë të letrës së përbashkët të 10 kryetarëve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të 16 shteteve, në të cilën ishte shprehur mbështetja për Kosovën dhe ishte bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth u shpreh falënderues për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë, duke ofruar mbështetjen e tij të mëtejme.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Kosova Times September 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pension i dyfisht për të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së
Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit
Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?