By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnisti për shpopullimin e burgjeve?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amnisti për shpopullimin e burgjeve?
Rajon / Botë

Amnisti për shpopullimin e burgjeve?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 5:49 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar hartimin e një ligji të amnistisë për uljen e numrit të të burgosurve për shkak të pamundësisë për trajtimin e tyre në kushte normale.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet”, ka shkruar ministri Lloga, pa dhënë detaje tjera lidhur me propozimin e tij.

Amnisti vetëm për veprat më të lehta

Por, sipas njoftimeve jozyrtare, propozimi parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar me deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim do të përfitojnë ulje të dënimit prej 30 për qind.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim, keqpërdorime zgjedhore, për personat e dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për veprimtari kundër shtetit, për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për të dënuarit për dhunë në familje dhe mbi baza gjinore.

Kovaçevski: Po punojmë për zgjidhje ligjore

Propozimi është dërguar për shqyrtim në Qeveri, por ende për të nuk është hapur debat, tha të mërkurën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, duke pranuar mbipopullimin e burgjeve dhe rrjedhimisht pamundësinë e institucioneve për trajtimin e tyre.

“Është fakt se burgjet janë të mbipopulluara. Ministria e Drejtësisë një kohë të gjatë po punon për një zgjidhje ligjore dhe deri tani nuk kam dëgjuar komente të këqija për faktin se bëhet fjalë për uljen e dënimit për ata që tashmë po e vuajnë burgun. Por, kjo zgjidhje nuk përfshin vepra që janë të natyrës më të rëndë. Aty janë të evidentuara qartazi të gjitha veprat që nuk përfshihen. Propozimi ende nuk ka hyrë në procedurë qeveritare, por vlerësojmë se duhet të hyjë që të mund të hapet debati edhe në Parlament”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se në propozimin e Ministrisë nuk përfshihet edhe amnistia e ish-zyrtarëve të gjykuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill 2017.

Gjendja në burgjet e Maqedonisë së Veriut është shumë e rëndë për shkak të kushteve jonjerëzore, në të cilat vuajnë dënimet të burgosurit.

Në 12 burgjet e Maqedonisë së Veriut janë duke vuajtur dënimin rreth 2.500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve, apo rreth 1.200 janë në burgun e Idrizovës, që ndodhet 13 kilometra nga Shkupi.

Nga amnistia e mundshme mund të përfitojnë rreth 1.000 të burgosur.

Avokati i Popullit: Gjendja në burgje, shqetësuese

Avokati i Popullit, Naser Zyberi, tha të mërkurën se amnistia mund të zbusë gjendjen me tejmbushjen e burgjeve, por jo edhe të zgjidhë problemin dhe kushtet e rënda.

“Amnistia dhe zvogëlimi i dënimeve me burgim për 30 për qind është vetëm një nga mënyrat për uljen e mbipopullimit në burgje, veçanërisht në Idrizovë, ku kushtet janë shumë shqetësuese. Mendojmë se është e mirë ideja që autorët e krimeve me intensitet më të vogël dhe me dënime më të ulëta të mbulohen me amnisti. Por, ne gjithmonë theksojmë nevojën për masa alternative si mënyrë për të kapërcyer problemet me mbipopullimin në burgje, apo që për veprat që kërkojnë dënime të ulëta me burgim, të shqiptohen masa alternative, siç ndodh në shumë shtete të zhvilluara”, deklaroi Zyberi.

Për kushtet e rënda në burg ka alarmuar edhe raporti i Avokatit të Popullit që është publikuar, më 13 mars 2023.

Mbi gjendjen në këtë burg Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë duke sjellë rrëfime nga të burgosurit që ankoheshin jo vetëm për kushtet e rënda, por edhe për korrupsionin e lartë dhe për sjelljet çnjerëzore nga punonjës të burgjeve.

Të burgosurit: Sjellje rrugaçërie nga gardianët

“Gardianët sillen sikur të jenë rrugaçë, sjellja e tyre është katastrofale. Maltretime psikike kemi pandërprerë, kemi edhe raste të sulmeve fizike dhe nuk kemi ku të ankohemi”, pati deklaruar një i burgosur me inicialet I.A që për shkaqe siguri nuk deshi të identifikohet.

Të burgosurit nuk marrin as shërbim mjekësor për shkak të mungesës së personelit mjekësor.

Pak mjekë për të burgosurit

Sipas raporteve të institucioneve të ndryshme një mjek kujdeset për 1000 të burgosur.
Në muajin mars një i burgosur, 55 vjeç pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësor është dërguar në klinikën e Shkupit ku edhe ka ndërruar jetë.

Më 22 mars 2023 në burgun e Idrizovës kishte një tentim për arratisje nga burgosurit gjë që shkaktoi edhe përplasje mes drejtuesve të burgut dhe institucioneve tjera me pretendimin se në këtë rast mund të ketë jenë përfshirë edhe persona të tjerë jashtë burgut.

Maqedonia e Veriut lidhur me gjendjen në burgjet është kritikuar edhe në të gjitha raportet e Këshillit të Evropës, kryesisht për tejmbushjen e tyre me të burgosur, stafin e korruptuar, keqtrajtimin e të burgosurve dhe kushtet e rënda të strehimit.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

TRAGJEDIA NË NORVEGJI: Katër të vdekur nga ortekët, mes tyre edhe një turist i huaj

Kosova Times Kosova Times April 1, 2023
Gruda i PDK-së pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit
Cim Peka kritikon ashpër Kurtin: Marrja e anës në politikën amerikane, gabim i madh për Kosovën
KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë
Von der Leyen: Integrimi në BE, i bazuar në meritokraci
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?