By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me majdanoz dhe hudhër: Një pjatë gati në 15 minuta për të cilën askush nuk do të ketë asnjë ankesë
October 28, 2025
Kungull i pjekur në stilin grek: Një pjatë e thjeshtë plot shije dhe histori
October 28, 2025
Ambasadori gjerman dhe Hoxha vlerësojnë bashkëpunimin e dy anshëm
October 28, 2025
Osmani: Kosova synon epokë të re teknologjike në partneritet me Arabinë
October 28, 2025
Lladrovci i uron sukses dy talentëve në provat shtesë në Barcelonë
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan
Rajon / Botë

Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 8:08 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin.

Në Kabul ambasadori i ri kinez dorëzoi kredencialet më 13 shtator.

Talibanët ende nuk janë njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri e huaj dhe Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve.

“Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate.

“Politika e Kinës ndaj Afganistanit është e qartë dhe konsistente”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në administratën talibane i tha Reutersit se i dërguari i ri, Zhao Xing, është ambasadori i parë që ndonjë shtet ka dërguar në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, pasi forcat ndërkombëtare – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara – u tërhoqën nga shteti pas 20 vjetësh.

Ambasadori paraprak i Kinës në Afganistan, Wang Yu, kishte marrë postin më 2019 dhe përfundoi mandatin e tij muajin e kaluar.

Në Kabul ka diplomatë të tjerë që mbajnë postin e ambasadorit, por këtë pozitë ata e kishin marrë para se talibanët të ktheheshin në pushtet.

Shtete dhe institucione të tjera, sikurse Pakistani dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar në Afganistan diplomatë të lartë për të udhëhequr misionet diplomatike dhe ata kanë postin e “të ngarkuarit me punë”, që nënkupton se nuk detyrohen të dorëzojnë kredencialet te autoritetet vendëse, siç duhet në rastin e ambasadorëve.

You Might Also Like

Moment i tmerrshëm kur banditët futin BMW-në e tyre të vjedhur në azil pleqsh duke vrarë dy gra të moshuara gjatë ndjekjes nga policia

Përmbysja e një vinçi le te vdekur dy persona dhe 20 te plagosur ne Krime

Orban i drejtohet Melonit: “BE-ja nuk ka asnjë vlerë, Trump gabon për Putinin

Lukoil do të shesë asetet e saj jashtë shtetit pas sanksioneve

Karabinierët arrestojnë dy persona për grabitjen e një furgoni të blinduar në autostradën A14

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takoi ambasadorin e OSBE-së, u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri

Kosova Times Kosova Times April 17, 2023
Vazhdon interesimi në tri kryeqytete për ‘Krejt e thirrin Rexhën’
Hunter Biden pranon fajësinë për disa shkelje që të shmangë burgun
Fondacioni Shqiptaro – Amerikan reagon për raportin e UNESCO-s për Butrintin
LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj dhe hetim për kompaninë e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?