By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!
October 29, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik
October 29, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 29, 2025
“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”
October 29, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Të punojmë për aktivizimin e të rinjve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Të punojmë për aktivizimin e të rinjve
Lajme

Konjufca: Të punojmë për aktivizimin e të rinjve

Kosova Times
Last updated: 2023/09/15 at 1:04 PM
Kosova Times Published September 15, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me ç’rast ka hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë këtë institucion.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo ditë tregon rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes. Ai e quajti testament të së kaluarës ndërtimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit dhe arritjen e lirisë dhe pavarësisë.

“Po e shënojmë bashkërisht këtë ditë të rëndësishme e cila na e rikujton edhe njëherë rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes por edhe sfidat që e rrezikojnë shëndetin e demokracisë, por edhe që e kanë tendencën për ta minuar atë. Gëzohem po ashtu që kjo ditë ndërkombëtare e demokracisë po shënohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe kësaj radhe, ajo shënohet me aktivitete të shumta edhe së bashku me grupet e ndryshme shoqërore, aktivitete këto që po e promovojnë hapjen e institucionit të Kuvendit të Kosovës ndaj publikut. Ky është edhe qëllimi i festimit të kësaj dite. Këtë ditë, sivjet po e shënojmë edhe me një lajm të mirë që e morëm para pak ditësh, që është anëtarësimi i Republikë së Kosovës në partneritetin për qeverisje të hapur. Transparenca është një prej elementeve thelbësore të një qeverisje demokratike. Kjo e rritë besueshmërinë e publikut dhe të shoqërisë në institucionet tona dhe në të njëjtën kohë edhe e bën qytetarin hisedar të vendimmarrjes dhe pjesëmarrës në procesin demokratik”, ka theksuar Konjufca.

Kryetarja e Forumit për Transparencë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shënimin e kësaj dite. Sipas saj, Kosova ka shënuar progres të madh sa i përket demokracisë.

“U radhitëm vetëm të tretit në botë sa i përket të qenit demokratik nga raportet e nxjerra nga Freedom House, çfarë na bënë pra shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, dhe përtej kësaj. Ky progres është arritur, sepse në të gjithë këtë proces ka pasur përfshirje të qytetarëve, përfshirje të shoqërisë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse, për të ndërthurur vlerat e demokracisë me iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në nivel qytetar”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Deputetja e PDK-së dhe njëkohësisht anëtare në Forumin për Transparencë, Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se Kosova është një shembull i mirë për ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe demokratike.

“Për këtë duhet një falënderim i madh për përpjekjet shumë vjeçare që janë bërë për të konsoliduar shtetin e Kosovës dhe për të bërë që parimi i gjithë përfshirjes i gjeneratave të reja, i pjesëmarrësve aktiv, i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës të jetë gur themel në ndërtimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, përkundër një përpjekje të gjatë që është bërë, forumi ka bërë një punë të mirë dhe natyrisht është një vlerësim i përgjithshëm që forumi për Transparencë Parlamentare brenda Kuvendit të Kosovës, bashkë me organizatat e shoqërisë civile, me akterë të tjerë, me staf të Kuvendit të Kosovës, është përpjekur që këtë institucion ta bëjë sa më të hapur dhe me të qasshëm për qytetarët dhe të gjitha kategoritë”, ka thënë Deliu-Kodra.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin

Fillon sot Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times September 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ankth dhe frikë mes qytetarëve në veri

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Katër burra të ekzekutuar në Iran për spiunazh për Izraelin
Operacioni special propagandistik. “Oreshnik” e Putinit doli të ishte një “shfaqje e organizuar”
Parashikimi i motit në Shqipëri
Osmani e Prattipati flasin për zhvillimet e fundit në vend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?