By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Jemi të interesuar që sa më shumë të rinj të studiojnë në STEM
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Jemi të interesuar që sa më shumë të rinj të studiojnë në STEM
Lajme

Kurti: Jemi të interesuar që sa më shumë të rinj të studiojnë në STEM

Kosova Times
Last updated: 2023/09/15 at 1:51 PM
Kosova Times Published September 15, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë rrjetin “STEM Ambassadors”, të rinj e të reja nga Kosova e Diaspora, të dalluar në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).

Ky rrjet, i cili do të lansojë edhe platformën këtë muaj me anë të financave nga Ambasada e Kanadasë, përfshinë ambasadorë, që do të ndihmojnë vullnetarisht për çdo aktivitet, që do të organizohet në të ardhmen qoftë nga institucionet e ndryshme apo nga organizatat që zbatojnë projekte të këtyre fushave.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, kryeministri Kurti duke vlerësuar objektivat e të rinjve, informoi se janë dhënë 3,978 bursa për studime në fushat STEM brenda dhe jashtë vendit, duke dyfishuar edhe buxhetin për to. Kësisoj Qeveria ka ofruar mbi 1,300 bursa për fushat STEM në vitin akademik 2021-2022 vetëm për vajza, dhe mbi 1,600 bursa për fushat STEM në vitin 2022-2023 për vajza dhe djem.

“Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës është në masën 50%, dhe këtu asnjë vend nuk mund të krahasohet me neve sepse në vendet e Bashkimit Evropian është 17%, relativisht i bie 1/3 e kësaj që kemi ne”, shtoi kryeminstri Kurti duke theksuar tutje se janë të interesuar që sa më shumë vajza të studiojnë në STEM.

Me këtë rast, këtë vit është mbajtur konferenca e parë kombëtare për gra dhe vajza në STEM, STEMinists, organizuar nën patronatin e Kryeministrisë ku janë krijuar edhe kushtet për rrjetëzimin e vajzave dhe grave në këto fusha si dhe për mundësitë për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Ideatorja e STEMGirls, Erblina Bunjaku, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit Harmony Hero Awards për kategorinë “Nisma Inovative/Innovative Initiatives”, njoftoi se gjatë targetimit të Ambasadorëve, një nga parimet e organizatës është që të ruajnë barazinë gjinore  – të paktën 50% vajza dhe gra.

Përveç rrjetit të Ambasadorëve, projekti ka aktivitet kryesor ndërtimin e një laboratori mobil “Shkenca në Lëvizje/Science in Motion”, i cili së bashku me ekipin e ekspertëve të fushave STEM dhe një grupi të caktuar të Ambasadorëve STEM do të vizitojnë viset rurale të Kosovës rregullisht. Synimi është lidhja e hendekut mes njohurive teorike dhe zbatimit praktik, duke u mundësuar mendjeve të reja të angazhohen me botën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Tutje në njoftim thuhet se kryeministri gjatë bashkëbisedimit sot pati mundësinë që të njoftohet më shumë me objektivat e këtij rrjeti dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e Qeverisë.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times September 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministri Maqedonci merr mbështetje nga Kearns për përkrahje ndaj FSK-së

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, ekspertët dhe opozita kundërshtojnë
Ministri Peci: Komuna e Deçanit me potencial për zhvillim ekonomik
Putin mori kredencialet nga ambasadorët e 12 “vendeve jomiqësore”
Kurti, Konjufca e Sveçla vizituan kryetarët e veriut, Hetimin e Atiqin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?