By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët e kuptuan si sanksionet funksionojnë: Në Alaska, ata e gjetën veten në një problem të papritur
August 17, 2025
Drejtori i shkollës në Pakistan shpëton jetën e 900 nxënësve me reagim të shpejtë
August 17, 2025
Ish diplomati që parashikoi dështimin e Samitit
August 17, 2025
Pse bisedimet midis Donald Trump dhe Vladimir Putin përfunduan kaq papritur
August 17, 2025
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i uzinës së elastikës rritet në 14
August 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Jam i sigurt se Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill: Jam i sigurt se Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen
Lajme

Hill: Jam i sigurt se Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen

Kosova Times
Last updated: 2023/09/16 at 8:37 AM
Kosova Times Published September 16, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se zgjidhjet e imponuara nuk mund të zgjasin shumë, por shtoi se mendon se i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për atë proces që nuk do të imponohet.

“E dini, zgjidhjet që imponohen nuk zgjasin shumë. Ju dëshironi zgjidhje që do të vijnë natyrshëm. Jam i sigurt se zoti Lajçak po punon për to”, tha Hill për Blic të sotëm, pas raundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Ai ka deklaruar se ndihet krenar për mbështetjen që SHBA-ja i jep Lajçakut, por edhe se i vjen mirë që SHBA-ja është e përfshirë drejtpërdrejt në atë proces përmes të dërguarit të saj special, Gabriel Escobar.

“Kam punuar në proceset e paqes dhe e di sa e vështirë është, çfarëdo që të bësh dikush do të inatoset… Do të doja që kjo çështje të zgjidhej, e di që është e vështirë për të gjithë. Por mendoj se Serbia ka një të ardhme të ndritur dhe do të doja që ajo të fokusohej në të”, tha ambasadori.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, ai vlerësoi se dy vendet kanë një dialog shumë të mirë, por se mund të arrihet më shumë.

“Ajo që mund të them është se ka një konsensus në rritje në SHBA se ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe se ne duhet të jemi miq dhe partnerë përsëri,” tha Hill.

You Might Also Like

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i uzinës së elastikës rritet në 14

AME: 87 vatra zjarri të regjistruara në vend, 8 ende aktive

Arrestohet në Merdare i dyshuari për krime lufte në Kosovë

Ndalohet pasagjeri me 9,500 funta të padeklaruara në Aeroport të Prishtinës

Zjarr në Uglar, digjet një pjesë e një objekti

Kosova Times September 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Senior në Sarajevë

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Ivica Daçiq në vizitë zyrtare në Kinë
Tërnava u drejtohet sot besimtarëve me rastin e fillmit të Ramazanit
Në Kazakistan, ish-nusja e Nazarbayev u dënua me 12 vjet burg me konfiskim të pasurisë
PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?