By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raisi kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raisi kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane
Rajon / Botë

Raisi kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 1:31 PM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se raportet e shtetit të tij me Shtetet e Bashkuara mund të lëvizin përpara nëse administrata e presidentit Joe Biden, do të demonstronte se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Sipas tij, hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë lehtësimi i sanksioneve.

Gjatë një konference për media, ai tha se amerikanët kanë kontaktuar përmes disa kanaleve “dhe kanë thënë se ata dëshirojnë dialog, por ne besojmë se dialogu duhet të shoqërohet edhe me veprime”.

“Pra, vetëm bisedimet nuk do të zgjidhin çështjen”, tha Raisi. Por, veprimet për sanksionet “mund të jenë një themel i qëndrueshëm” për të vazhduar diskutimet.

“Ne nuk jemi larguar nga tavolina e negociatave”, shtoi lideri iranian.

Raisi përsëriti se tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja e vitit 2015 – që synonte frenimin e programit bërthamor të Iranit – shkeli zotimet e ShBA-së, përfshirë ato për sanksionet.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe riktheu sanksione të ashpra ndaj Republikës Islamike. Një vit më vonë, Irani nisi shkeljen e marrëveshjes duke pasuruar uranium në nivele të larta. Pas kësaj, nisën bisedimet në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes, por ato dështuan në gusht të vitit 2022.

Për një kohë të gjatë Irani ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore dhe insiston se programi i tij ka qëllime krejtësisht paqësore. Raisi ka deklaruar më herët se “armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse dhe atë ushtarake” të shtetit të tij.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka paralajmëruar më herët se Irani ka pasuruar mjaftueshëm uranium dhe mund të krijojë me to “disa” bomba bërthamore, nëse dëshiron.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush e financon Hamasin? Një rrjet global kriptovalutash e bamirësish

Kosova Times Kosova Times October 17, 2023
Grupi i të drejtave të njeriut: Gazetari i burgosur i REL-it tentoi të vetëvritej
“Kosova më jep shpresë për të ardhmen e Ukrainës”
Serwer: Vuçiqit nuk i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
Nusja e ulur pranë burrit qëllon me armë, policia në ndjekje të saj (Video)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?