By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pashinian shpreson që armenët etnikë do të mund të qëndrojnë në Karabak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pashinian shpreson që armenët etnikë do të mund të qëndrojnë në Karabak
Rajon / Botë

Pashinian shpreson që armenët etnikë do të mund të qëndrojnë në Karabak

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 12:34 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, tha se shpreson që armenët etnikë, që jetojnë në Nagorno-Karabak, të mund të qëndrojnë në këtë rajon, pasi Azerbajxhani pretendoi se operacioni i tij “kundër terrorizmit” bëri që ky rajon i shkëputur të vihej sërish nën kontrollin e tij.

Deklarata e Pashinianit e bërë më 22 shtator vjen në kohën e rritjes së tensioneve në Jerevan, ku protestuesit kanë kërkuar që Qeveria armene të ofrojë menjëherë mbështetje për armenët etnikë në Nagorno-Karabak.

Liderët opozitarë kanë njoftuar se planifikojnë të nisin procedurat për shkarkimin e Pashinianit, ndërkaq protestat antiqeveritare kanë vazhduar edhe në mëngjesin e 22 shtatorit, ku qytetarët janë mbledhur në qendër të qytetit.

Mbi 80 persona janë arrestuar më 22 shtator në protestat antiqeveritare në kryeqytetin armen.

Protestuesit janë zotuar se do të vazhdojnë demonstratat deri në largimin e Pashinianit, duke shtuar se planifikojnë të pengojnë një takim të kabinetit të tij që pritet të mbahet më vonë gjatë të premtes.

Protestat nisën më 20 shtator dhe policia ka përdorur shok-bomba gjatë protestave dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “masa të posaçme” nëse vazhdojnë përleshjet.

Azerbajxhani ndërkaq ka paralajmëruar një amnisti për luftëtarët në Karabak që dorëzojnë armët. Një armëpushim i arritur ndërpreu luftimet që nisën pasi forcat azerbajxhanase zhvilluan një ofensivë ushtarake më 19 dhe 20 shtator.

Më 21 shtator, përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe udhëheqja e armenëve etnikë zhvilluan bisedime për “riintegrimin” e rajonit të shkëputur brenda Azerbajxhanit. Në takim, palët këmbyen akuza pas raportimeve për shkelje të armëpushimit. Takimi nuk solli ndonjë rezultat, por palët janë pajtuar që të takohen sërish.

Udhëheqja e armenëve etnikë ka kërkuar që Azerbajxhani të garantojë të drejtat e popullatës dhe të ofrojë siguri para se të ndodhë një çmobilizim.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e Nagorno-Karabakut, rajon që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Lufta e fundit, e zhvilluar më 2020, përfundoi pas gjashtë javësh pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi. Nga luftimet, Azerbajxhani fitoi kontrollin e rajonit dhe shtatë qarqeve përreth.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qendra Pew zbulon ndryshime në besimin ndaj Putinit dhe Zelenskyt

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Kurti: Qeveria dhe populli i Kosovës besojnë në Bashkimin Evropian
Shoqata e Prokurorëve kërkon nga zyrtarët publikë maturi në deklarime
Peci: Rrjedha e seancës do të varet nga takimi konsultativ
“Agjencia”: Familjet në takimin me Putinin u “përzgjodhën me kujdes”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?