By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
June 28, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin
June 28, 2025
Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta
June 28, 2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
June 28, 2025
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjimi i shqiptarëve të “harruar” të Sanxhakut në identitet, tek trungu i vetë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zgjimi i shqiptarëve të “harruar” të Sanxhakut në identitet, tek trungu i vetë
Lajme

Zgjimi i shqiptarëve të “harruar” të Sanxhakut në identitet, tek trungu i vetë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/22 at 1:59 PM
Kosova Times Published September 22, 2023
Share
SHARE

Amina Nuraj, është një vajzë e re shqiptare nga Sanxhaku e cila në buzë rrezikun e fundit për tu asimiluar, si studentë, kishte mësuar identitetin e trungut shqiptar, të familjes së sajë dhe shumë bashkëvendësve të cilët në këtë territor të administruar nga Serbia, janë shtypur ndër shekuj e dekada, janë përndjekur e keqtrajtuar, janë asimiluar dhe gjuhën e tyre shqipe me kalimin e kohës pothuajse e kanë harruar.

Ajo tash është një aktiviste e nderuar e angazhuar për rikthim të shqiptarëve të sanxhakut në identitet, pranimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, zhvillimin dhe kultivimin e traditave shqiptare, e mbi të gjitha, luftën për fitimin e të drejtave në mësim të gjuhës shqipe dhe garantimit të të drejtave politike e demokratike të komunitetit, sipas ligjeve në letër që nuk zbatohen, por shqiptarët e këtij rajoni keqtrajtohen, diskriminohen dhe si pasojë janë në rrezik që edhe të asimilohen.

Amina ka filluar edhe një mision fisnik e patriotik, që veç kursit të cilin e organizon për mësimin e gjuhës nga të rinjtë e kësaj ane, ajo po zhvillon edhe intervista individuale, për ta dëshmuar se kush janë shqiptarët dhe sa janë në këtë anë, kundër të cilëve fatkeqësisht regjimi dhe historia e dhimbshme asnjëherë nuk kanë pushuar

Këtu po ju sjellim Intervistën me të riun Tarik Zahitoviq, shqiptar nga Sanxhaku e zhvilluar nga vetë Amina Nuraj

Amina Nuraj: Kush është Tarik Zahitoviq?

Tarik Zahitoviq: Unë jam Tariku, jetoj në Pazari i Ri, jam 22. Vjeç. Kam mbaruar shkollën e mesme ekonomike. Flas boshnjakisht dhe pak gjermanisht, bëjë tiktok dhe kam një sallon flokësh në Vjenë.

Amina Nuraj: Kur keni filluar të ndiheni shqiptar dhe kush ju ndihmoi në atë rrugë historike?

Tarik Zahitoviq: Që në moshën 14-vjeçare u ndjeva si shqiptar dhe gjatë rrugës babi më tha se kemi ardhur nga fisi i shqiptarëve SHALA.

Amina Nuraj: Në familjen tuaj je i vetmi që ndiheni si shqiptar apo ka anëtarë të tjerë në familjen tuaj?

Tarik Zahitoviq: Është ende e vështirë për të gjithë të mendojnë se për shkak se politika e ka bërë punën e saj, para së gjithash duhet të kemi gjuhën shqipe në shkollë sepse kjo do të na ndihmonte me kthimin kombin Shqiptar në Sanxhak.

Amina Nuraj: Çfarë përfaqëson Kosova dhe Shqipëria për ty?

Tarik Zahitoviq: Për mua Republika e Kosovës dhe Shqipëria përfaqësojnë një lidhje gjaku dhe të pathyeshme.

Amina Nuraj: A shihni Sanxhakun si pjesë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë apo si pjesë të Serbisë?

Tarik Zahitoviq: Sanxhakun e shoh vetëm si pjesë të nënës Shqipëri.

Amina Nuraj: A e dini kush ishte Shaban Poluzha?

Tarik Zahitoviq: Shaban Poluzha është një hero për mua dhe një njeri për të cilin kam lexuar shumë. Unë pata fatin të takoj djalin e motrës së tij në Vjenë dhe jam në lidhjen të mira me të.

Amina Nuraj: A do të donte që Sanxhaku të kthehej të nëna e tij Shqipëri apo të qëndronte aty ku është tani?

Tarik Zahitoviq: Dëshira ime është që Sanxhaku të kthehet tek nënë e tij, Shqipëri.

Amina Nuraj: Dhe në fundi, si ndihet të jesh shqiptar në Sanxhak?

Tarik Zahitoviq: Është ndjenjë e bukur sepse e di që e ke mposhtur asimilimin serb dhe se mushkëritë e tua marrin frymë më lehtë, po është edhe frikshme sepse mbi krah e ke një shtet gjenocid. Rruga është e vështirë, por së bashku me ty do të fitojmë çdo gjë.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Kosova Times September 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Maia Sandu fitoi zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Horoskopi ditor për 14 maj 2024!
Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt, thotë ekspertja e OKB-së
Nëse nuk dini si të kombinoni pantallonat më të dëshirueshme të sezonit, mund të frymëzoheni nga Victoria Beckham
LVV : Keqpërdorimet në komunën e Prishtinës do t’i adresojmë tek organet e drejtësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?