By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin
July 23, 2025
Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike
July 23, 2025
Amerikanja pretendon se zonja e parë e Francës është burrë, Macron e padit
July 23, 2025
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
July 23, 2025
Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
July 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur kërcet pushka, pushon pleqëria!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kur kërcet pushka, pushon pleqëria!
Opinion

Kur kërcet pushka, pushon pleqëria!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/25 at 10:46 AM
Kosova Times Published September 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Sulmi terrorist në veri nga i cili u vra një polic shqiptar dhe një tjetër u plagos e shtron nevojën e reflektimit pozitiv për drejtuesit shtetërorë dhe partiak, por edhe për secilin qytetar të vendit tonë. Përfundimisht Kosova duhet ta ndërrojë qasjen ndaj dialogut dhe t’i kthehet mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Situata e jashtëzakonshme kërkon mobilizim të përgjithshëm

Mobilizimi i përgjithshëm duhet të ndodhë në të gjitha nivelet politike dhe ato të sigurisë. Çfarë dëshirojë të them me këtë?

Duhet shfrytëzuar ky momentum i krijuar pas sulmit terrorist në veri që t’i hiqen kufizimet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) për kalim në pjesën veriore, jo vetëm për ta mbrojtur integritetin shtetërorë, por për ta ndihmuar Policinë e Kosovës për ta kthyer në plotni sovranitetin e shtetit në tërë territorin e vendit.

Shtimi i forcave në veri dhe bashkërendimi i Policisë së Kosovës me FSK-në do ta zvogëlonte në minimum mundësinë e sulmeve terroriste në veri. Me të gjitha mjetet dhe forcat duhet parandaluar gjakderdhjen e mëtutjeshme në veri.

Pas sulmit të orkestruar në veri, nuk ka më asnjë logjikë të bisedohet me Vuqiqin në Bruksel dhe as të kërkohet njohje nga Serbia.

Për shkak se kemi derdhur mjaft gjak për tokën e vendit tonë, nuk kemi djem për të humbur në veri dhe kush kërkon gjak shqiptari duhet ta merr përgjigjen e merituar siç e morën terroristët nga forcat policore të Kosovës.

Vetëm me unifikim të forcave të sigurisë mund të parandalojmë sulmet tjera eventuale të Serbisë ndaj Kosovës.

Andaj pa humbur kohë, presidentja e vendit duhet t’i kërkojë gjeneralit të NATO-s dhe komandantit të KFOR-it heqjen e kufizimeve për FSK-në në ushtrimin e obligimeve kushtetuese në veri.

Vetëm në këtë mënyrë jo vetëm që do të parandalohen dhe pamundësohen sulmet dhe aktet terroriste ndaj forcave policore, do të evitohet një herë e përgjithmonë eskalimi i situatës në veri.

Përgjigja profesionale e Policisë së Kosovës neutralizojë forcat terroriste

Vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Rreshterit Afrim Bunjaku ishte një goditje e rëndë për familjarët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për kolegët e tij, e cila u kthye në burim frymëzimi për t’i luftuar deri në fund bandat terroriste serbe.

Pavarësisht humbjes së pjesëtarit të devotshëm të Policisë së Kosovës, të këtij mbrojtësi besnik të atdheut, nga kjo situatë duhet të dalim më të fortë dhe më unik në veprimet tona. Kërkohet unifikim dhe përgjegjësi më e lartë politike dhe shtetërore, për t’i bërë të qarta kërkesat tona bashkësisë ndërkombëtare për shtrirje të plotë të sovranitetit në veri.

Duhet përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin, përformancën dhe guximin, për gatishmërinë deri në vetëflijim për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

Mirëpo, kur janë në pyetje kushtet dhe benefitet që duhet t’i gëzojë Policia e Kosovës me ketë gatishmëri të lartë për vendin, duhet të turpërohen të gjithë politikanët dhe deputetët!

Policët me paga të ulëta (1/4 e pagës së deputetit apo ministrit), pa sigurime shëndetësore pa shujta dhe pa asnjë benificion shtesë për shkallën e rrezikshmërisë, duhet të jenë pika reflektimi për të gjithë politikanët në këtë ‘Ditë Zie’ për Rreshterin Afrim Bunjaku.

Nuk mjafton vetëm ta shpallin dëshmorë apo hero të vendit, por pas rënies së tij duhet të vazhdojë përkujdesja dhe mbështetja e përhershme financiare për familjen e tij!

Dialog për veriun vetëm me ShBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian

Kritikat dhe sugjerimet e analistëve politikë duhet t’i shërbejnë kryeministrit dhe secilit akterë tjetër të politikës për përmirësim dhe meditim, sepse sa më shumë që e lëvdojmë kur ai gabon, e dëmtojmë më shumë të ardhmen e tij politike dhe të shtetit të Kosovës në veçanti.

Pas sulmit të orkestruar në veri, nuk ka më asnjë logjikë të bisedohet me Vuqiqin në Bruksel dhe as të kërkohet njohje nga Serbia. Dialogu për zgjidhjen e problemit në veri duhet të bëhet vetëm me partnerët tanë strategjik, gjithnjë duke e respektuar Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit

Lavdi dëshmorit Afrim Bunjaku, shpirti i tij u bëftë dritë e lirisë sonë!

You Might Also Like

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist

“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!

Kosova Times September 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani uron Suedinë për anëtarësimin në NATO

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Shikoni titujt e mediave nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit, pasi terroristët serbë shkaktuan kaos në Kosovë dhe vranë një polic…
Rohde: Bukuritë e Kosovës vazhdojnë të më impresionojnë
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarët përshëndesin Kosovën
“Guxo” në Ferizaj, tërhiqen nga gara dhe shuajnë strukturat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?