By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Po punohet për shtesat e rrezikshmërisë ndaj policëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Murati: Po punohet për shtesat e rrezikshmërisë ndaj policëve
Financa

Murati: Po punohet për shtesat e rrezikshmërisë ndaj policëve

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 1:23 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Pas mbledhjes së qeverisë Kosovës, Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku kanë mbajtur konferencën për media.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur edhe për mos ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë ndaj zyrtarëve policor. Ai ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e ndërlidhjes së saj me Ligjin për Paga.

“Është një proces i cili ka të bëjë me ligjin për paga në tërësi. Është komplekse sepse ka të bëjë përmbi 80,000 zyrtarë publik. Jemi në proces të përcaktimit të gjitha shtesave por edhe kompetencave e kritereve që duhet të plotësohen me ligj”, ka thënë Murati.

Ndërkaq një nga vendimet e marra nga ana e Qeverisë ka qenë edhe ndarja e fondeve për renovimin e klinikave spitalore.

“Ndër të ndryshmet kishim ndarjen prej 1.4 milionë euro shtesë, kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë për renovimin e klinikave të caktuara dhe përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve”, tha Murati.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25 vjetorit të çlirimit dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka dhënë detaje të përbërjes së këtij Këshilli.

“Ky manifestim që do të udhëhiqet nga ky këshill shtetëror, dhe në përbërje me vendim të Qeverisë përveç që më është besuar detyra e kryesuesit, anëtarë do të jenë ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi si dhe Bashkim Jashari, komandant i FSK-së”, është shprehur Çeku.

Ai ka dhënë detaje edhe për ndërhyrjen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku ka treguar se ende procedurat janë në fazë vlerësuese të projektit.

“Është ngritur juria vlerësuese për t’i shqyrtuar propozimet që kanë ardhur nga tri studio prestigjioze evropiane për projektin përfundimtar të Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz. Unë besoj shumë që juria profesionale do ta nxjerr fituesin dhe në moment që e kemi atë fillon projekti zbatues, besoj shumë që fillon koha kur e kemi pritur shumë si shtet”, ka thënë ai.

Qeveria do të ndërhyj në sanim të Manastirit të Banjskës pas sulmeve terroriste

I pari i kulturës në vend, ministri Hajrullah Çeku ka treguar se Manastiri në Banjskë pas sulmeve nga grupet terroriste serbe ka pësuar dëmtime fizike, të cilat Ministria do ta merr përsipër ndërhyrjen në to si aset të trashëgimisë kulturore në vend.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës, kishte edhe një dimension tjetër të rrezikshëm e të dëmshëm, përdorimin e një aseti të trashëgimisë kulturore e fetare për qëllime terroriste. Besoj thellë se qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve që në manastir përveç dëmit fizik në Manastir, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë”, ka deklaruar Çeku.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia has në vështirësi të shesë gazin nga Arktiku

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Turqia do të marrë edhe një miliardë euro nga BE për refugjatët sirianë
Bloomberg: Një takim sekret për Ukrainën u zhvillua në Riad
Zëdhënësi i qeverisë greke tregon se përse nuk u ftua Rama nga Mitsotakis
Rama: Po angazhohemi maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?