By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Njëri nga të vrarët, truproja e Vulinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Njëri nga të vrarët, truproja e Vulinit
Lajme

Sveçla: Njëri nga të vrarët, truproja e Vulinit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 1:37 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, është truproje e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandar Vulin.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se Serbia si shtet është këmbë e krye e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës.

“Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë”, thuhet në shkrimin e tij.

Ai ka deklaruar se faktet janë dëshmi se synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar nga koha e Millosheviqit.

“Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qëndresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar asnjë civil”, ka përfunduar Sveçla.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Prej të arrestuarve, tre janë dërguar në paraburgim e katër janë liruar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Tashmë janë publikuar pamje që tregojnë se si grupi i armatosur ka lëvizur në Manastirin e Banjskës. Ministri Sveçla ka publikuar pamje në të cilat shihet edhe zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia ngre alarmin: Përplasjet mes klaneve kanë marrë rreth 50 jetë në Ballkan!

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Rregullat e reja të hyrjes së BE: Një goditje tjetër në xhepat e qytetarëve – ja kur hyjnë në fuqi
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it, te Osmani e Kurti
FBI-ja kontrollon shtëpinë e Mike Pence
Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e familjes evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?