By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë
June 6, 2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pas takimit me opozitarët: Uniteti nacional është imperativ, për këtë duhet kontribuar të gjithë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pas takimit me opozitarët: Uniteti nacional është imperativ, për këtë duhet kontribuar të gjithë
Lajme

Osmani pas takimit me opozitarët: Uniteti nacional është imperativ, për këtë duhet kontribuar të gjithë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 8:03 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit që pati me kryetarët e partive opozitare në vend, ka thënë se uniteti nacional në këtë kohë të rëndë për Kosovën është imperativ dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë.

Osmani, pas takimeve që pati me liderët e partive opozitare i falënderoi ata për qëndrimin korrekt dhe përkrahjen ndaj institucioneve të sigurisë në fazën e ballafaqimit me agjendën destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës.

“Kryetarët e partive opozitare, janë informuar, brenda kufizimeve që lejon korniza ligjore, lidhur me zhvillimet e sigurisë, punën e institucioneve të Kosovës si dhe për rreziqet e shkaktuara nga Serbia për shkak të agjendës së saj destabilizuese e luftënxitëse e cila po shfaqet nëpërmjet akteve të agresionit dhe të terrorizmit”.

“Në të gjitha takimet janë përgëzuar institucionet e sigurisë për punën e shkëlqyeshme në ballafaqim me strukturat e dirigjuara nga Serbia që kryen sulmin terrorist kundër Kosovës dhe është shprehur mirënjohje e thellë për angazhimin e pashoq dhe sakrificën e policisë së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, bëhet e ditur se Osmani i ka siguruar liderët opozitarë se në çdo fazë të zhvillimeve do të njoftohen lidhur me përgatitjet dhe punën e institucioneve por edhe sipas saj, do të ketë bashkërendim të plotë me aleatët e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka shfaqur besimin e plotë se edhe sfidat e reja që mund të shfaqen do t’i tejkalojmë të bashkuar, duke vendosur interesin e shtetit mbi të gjitha”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se sot, Osmani bashkë me shefin e AKI-së, Petrit Ajetin, kanë takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ngonge: Emocion i pabesueshëm të shënosh gol në ‘Diego Maradona’

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro
Lajm i keq për Liverpool-in, Becker një muaj jashtë fushës së blertë
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen 800 gram heroinë
Këto janë fishekzjarret më të gjata që keni parë : Hong Kongu mirëpriti vitin 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?