By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik
November 27, 2025
Nga UÇK te Ushtria e Kosovës: 28 Vite Rrugëtim dhe Transformim
November 27, 2025
Institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e viktimave të krimit
November 27, 2025
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova U17 e mbyll me barazim turneun kualifikues për Euro 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova U17 e mbyll me barazim turneun kualifikues për Euro 2023
Sport

Kosova U17 e mbyll me barazim turneun kualifikues për Euro 2023

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 6:15 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka mbyllur me barazim turneun kualifikues të Grupit 8 për Kampionatin Evropian 2023, ndeshjet e të cilit grup u organizuan nga FFK në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pas humbjes nga Italia në ndeshjen e parë (2:5) dhe më pas nga Greqia (0:5), Dardanët U17 të drejtuar nga Arsim Abazi barazuan 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në duelin e fundit kundër Finlandës.

Ky rezultat ia mundësoi Finlandës të kualifikohet tutje bashkë me Italinë, derisa Greqia (sot pësoi humbje nga Italia 0:2) dhe Kosova i mbyllën garat kualifikuese në rrethin e parë. Kosova kaloi në epërsi qysh më minutën e 6-të, me golin e Luan Lleshit nga penalltia.

Në pjesën e parë, Dardanët U17, patën edhe disa mundësi të mira, por nuk u treguan të shkathtë para portës rivale.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, Finlanda ishte më këmbëngulëse në kërkim të golit, ngase barazimi i nevojitet për t’u kualifikuar tutje. Dhe këtij qëllimi, ata, ia arritën tre minuta para përfundimit të ndeshjes, kur Aapo Bostrom shënoi nga afërsia pas një rrëmuje para portës.

Përzgjedhësi Arsim Abazi pas përfundimit të kësaj ndeshje theksoi se sivjet grupi kualifikues ka qenë shumë i fortë, porse ka pritur më shumë nga ekipi i tij.

“Të them të drejtën kam pritur më shumë nga ekipi, edhe pse grupi ka qenë shumë i fortë. Mungesa e përvojës në arenën ndërkombëtare ka ndikuar te lojtarët tanë, sidomos në dy ndeshjet e para. Kundër Italisë kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë vështirë t’i kundërvihemi me sukses, ngase ka një ekip shumë të mirë, derisa kundër Greqisë kemi pritur rezultat pozitiv. Në atë ndeshje kemi shpërdoruar shumë raste, teksa kemi pësuar gola shumë të lehtë dhe realisht rezultati nuk ka qenë real në bazë të lojës së shfaqur nga të dyja ekipet. Ndërkaq, në ndeshjen e sotme kundër Finlandës edhe pse e pësuam golin e barazimit në fund, mund të them se djemtë kanë luajtur mirë dhe janë angazhuar maksimalisht. Ndoshta edhe e kemi merituar ta fitojmë ndeshjen, por futbolli është i tillë, kur nuk shënon atëherë pëson”, ka theksuar Abazi.

Italia e mbylli këtë turne kualifikues në pozitën e parë me 9 pikë, Finlanda doli e dyta me 4 pikë, Greqia e treta me 3 pikë dhe Kosova e fundit me 1 pikë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës – premton 1 milion për kualifikim në Botëror

28 Nëntori bashkon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë në aktivitet festiv

Tovërlani lirohet nga detyra, Hekuran Kryeziu përzgjedhës i Kombëtares U21

Tovërlani rikthehet te Prishtina si trajner i ri

FFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve, vlerësohen për sakrificën

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kelmendi: Miqësia dhe aleanca me shtetet Perëndimore ishin shërbimi i fundit i Rugovës ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Gjuan për festë me karabinë, i konfiskohen arma
HUR shkatërron kompleksin e radarëve të parkut zoologjik rus, goditja prej 24 milionë dollarësh e kapur në video
BE-ja i kërkon sqarime Kosovës për vendimin e BQK-së
Hiqet bllokada e shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?