By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres
Rajon / Botë

SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres

Kosova Times
Last updated: 2023/09/29 at 7:36 AM
Kosova Times Published September 29, 2023
Share
SHARE

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë duket e pashmangshme ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy të enjten nuk pranoi të merrte në shqyrtim një projektligj të Senatit për buxhetin dhe përpjekjet e ligjvënësve republikanë për t’u bashkuar rreth një projektligji të tyre për financimin e qeverisë nuk u mbyllën me sukses. Kongresi po përballet me një ngërç politik në prag të një mbylljeje të pjesshme të qeverisë federale, që do të mund të ndikonte pagat e rreth 2 milionë punonjësve të qeverisë federale dhe 2 milionë ushtarëve.

Por Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati po ndjekin rrugë të ndryshme për të shmangur këto pasoja ndonëse po mbaron koha për të gjetur një zgjidhje para ditës së diel. Senati po punon për miratimin e një projektligji dypartiak që do të financonte qeverinë deri më 17 nëntor, ndërsa negociatat për një buxhet afatgjatë do të vazhdonin, duke siguruar gjithashtu 6 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 6 miliardë dollarë në ndihma për rajonet amerikane të goditura nga fatkeqësitë.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve ka siguruar votat për katër nga rreth dhjetë projektligje vjetore për financimin e agjencive të ndryshme qeveritare me shpresën se kjo do të nxisë mjaft republikanë që të mbështesin një projektligj për financimin e përkohshëm të qevrerisë dhe rritjen e sigurisë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Kjo duket e vështirë, por zoti McCarthy tha se do të arrihej një marrvëshje për buxhetin. “Ne do ta bëjmë këtë. Mendoj se mund të punojmë gjatë fundjavës. Mendoj se mund ta gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha ai në një intervistë për kanalin CNBC të enjten.

Matt Gaetz
Matt Gaetz

Ligjvënësit janë tashmë të lodhur nga ditët e negociatave që po zgjasin deri në orët e vona të natës. Tensionet ishin të dukshme në takimin me dyer të mbyllura të zotit McCarthy me republikanët në mëngjesin e së enjtes, i cili u shoqërua nga një shkëmbim i tensionuar mes Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ligjvënësit Matt Gaetz, sipas disa personave që morën pjesë në këtë takim. Aleatët e zotit McCarthy janë të zemëruar nga taktikat e ligjvënësit Gaetz, i cili është një nga udhëheqësit e grupit të vijës së ashpër të ligjvënësve republikanë, të cilët po bëjnë thirrje për shkurtime drastike të shpenzimeve qeveritare dhe ndërprerjen e imigracionit të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë.

 

 

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka njoftuar ligjvënësit republikanë se ai do të paraqesë një projektligj për një buxhet të përkohshëm të premten dhe do të përpiqet të sigurojë disa lëshime nga demokratët, që kontrollojnë Senatin. Në qershor, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme. Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që variojnë nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit deri tek hulumtimet mjekësore./VOA

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

Kosova Times September 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dokument i publikuar që dyshohet se tregon komunikimin brenda Hamasit: “Jemi të thyer fizikisht dhe psicikisht”

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
The Guardian: Irani i dorëzoi Rusisë fshehurazi 18 dronë me rreze të gjatë
Bifteku “Picicanola”: Mënyra italiane e përgatitjes së biftekut, kombinimi i shijeve të fiton që në kafshatën e parë
Haradinaj: Do të stimulojmë inovacion në çdo sektor të ekonomisë
E poshtëruar nga e ëma për 14 vjet, ajo madje e bëri të gjunjëzohej mbi guaska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?