By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit
November 17, 2025
Çfarë dëshiron opozita ruse?
November 17, 2025
Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit
November 17, 2025
Truk i shpejtë për sallatën më të lëngshme me ton dhe patate
November 17, 2025
Mëngjes i ëmbël : Recetë për mafine të shpejta me banane
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Një hap e më parë, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Një hap e më parë, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës
Lajme

Rama: Një hap e më parë, KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/29 at 6:56 PM
Kosova Times Published September 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe një herë ka kërkuare nga NATO që nëpërmjet KFOR-it ta marrë në dorë veriun e Kosovës, për të garantuar siguri më të madhe në këtë rajon. Rama në një postim në platformën X (tvitter), thotë se ka komunikuar me nivelet më të larta të NATO-s dhe ka gjetur gatishmëri maksimale që KFOR-i ta kontrollojë veriun.

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të Aleancës Euro-Atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale”, ka shkruar Rama.

Nga ana tjetër, ai thotë se ua ka ripërcjellë aleatëve arsyet pse Shqipëria nuk iu bashkua deklaratës së fundit të BE-së për veriun.

Rama thotë se Shqipëria ka vazhduar të kërkojë qëndrimin publik të BE-së, “lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi”.

Rama po ashtu ka kritikuar qytetarë e politikanë në Kosovë që e kanë fyer në rrjetin social Facebbok, e madje edhe duke e quajtur si “vëllai i Vuçiqit”.

“…KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundrazi një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!”, shkruan Rama.

Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe, sipas tij, kërkesa e tij që ka bërë sot nuk ka lidhje me atë çka ka deklaruar disa muaj më parë, se situata mund të degradon në mungesë të rezultateve të dialogut.

“Siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare, se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës”, deklaron Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, siç thotë Rama, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë, merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e tij.

“Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!”, deklaroi Rama në platformën X.

You Might Also Like

Nis greva e punëtorëve të RTK-së

PDK sot do të mbajë Konventën për të zgjedhur Kryetarin e ri

MPB: Mbi 10 mijë shkelje të trafikut gjatë këtij muaji, janë ndaluar 55 persona

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Policia në Prishtinë sekuestron 11 armë dhe realizon 175 urdhëresa

Kosova Times September 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump pyetet për dronët në Poloni

Kosova Times Kosova Times September 10, 2025
Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë
Hill: Deshirojme te dime se çfarë ndodhi
Policia: Në ditët në vijim do të rritet prezenca policore në veri
Bie ne pranga autori i vjedhjeve të rënda në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?