By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
October 31, 2025
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist të PDK-së
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë
Rajon / Botë

Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/30 at 10:31 AM
Kosova Times Published September 30, 2023
Share
SHARE

Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet parlamentare në të cilat pritet një luftë e fortë mes ish-kryeministrit majtist, Roberto Fico – i cili është zotuar t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën – dhe liberalëve pro-perëndimorë.

Sondazhet kanë treguar rezultat të barabartë mes dy partive para votimit të zgjedhjeve të së shtunës, fituesi i të cilave do ta ketë mundësinë ta formojë një qeveri për zëvendësimin e administratës së përkohshme, e cila e ka udhëhequr vendin me popullsi prej 5.5 milionë banorë që nga muaji maj.

Nëse Fico fiton, atëherë kjo nënkupton se Sllovakia do t’i bashkohet Hungarisë si dy vendet e BE-së që e sfidojnë konsensusin e bllokut për mbështetjen e Ukrainës, në një kohë kur Bashkimi Evropian po përpiqet të jetë i bashkuar në kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.As partia e Ficos, SMER-SSD (Drejtimi Social Demokrat), e as Partia Sllovakia Progresive (PS), e cila udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Michal Simencka, nuk pritet ta fitojnë shumicën në këto zgjedhje, që do të thotë se e ardhmja e qeverisë së do të varet nga rezultatet e disa partive të vogla, nga ato liberale te ato të ekstremit të djathtë.

Partia Zëri e Peter Pellegrinit, ish-pjesëtarit të SMER-SSD dhe kryeministrit nga 2018 deri më 2020, pritet të dalë e treta dhe mund ta thotë fjalën e fundit për formimin e qeverisë së re.

Ai i ka mbajt të hapura mundësitë, por e pranoi këtë javë se partia e tij është më e afërt me Ficon.

Qëndrimet pro-ruse të Ficos pasqyrojnë disponimin e shoqërisë sllovake, i cili tradicionalisht ka qenë relativisht më i ngrohtë për Rusinë. Kjo ndjesi është përforcuar nga narrativet pro-ruse dhe dezinformatat në rrjetet sociale.

“Fico ka përfituar nga i gjithë ankthi të cilin e solli pandemia (koronavirus) dhe lufta (në Ukrainë), nga zemërimi që është përhapur në Sllovaki në tri vjetët e fundit, dhe nga nxitja e atij zemërimi”,. Tha sociologu Michal Vasecka.

Fico është zotuar se do ta ndalë furnizimin ushtarak për Ukrainën dhe se është i etur për bisedime për paqe. Ky është një qëndrim i përafërt me atë të liderit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili kundërshtohet nga Ukraina dhe aleatët e saj, të cilët thonë se kjo vetëm do ta inkurajonte Rusinë.

Ai i ka kritikuar edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa votimi do të mbyllet në orën 22:00.

You Might Also Like

Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Kosova Times September 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Oficerë dhe zyrtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin në Shtetet e Bashkuara

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
Arrestohet i dyshuari për grabitje
Begaj për Masakrën e Reçakut: Ndryshoi historinë e Kosovës
Këto janë 20 plazhet nudiste më të mira në Evropë
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?