By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden zotohet se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden zotohet se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore
Rajon / Botë

Biden zotohet se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore

Kosova Times
Last updated: 2023/10/02 at 10:08 AM
Kosova Times Published October 2, 2023
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të vazhdojë mbështetja amerikane për Ukrainën, ndonëse fondet ushtarake për të janë përjashtuar nga një marrëveshje e minutit të fundit, që e ka shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.

Ky vendim i përkohshëm, i miratuar për ta shmangur mbylljen, nuk përfshin ndihmë ushtarake për Kievin në vlerë të gjashtë miliardë dollarëve – prioritet i lartë i Shtëpisë së Bardhë.Republikanët e linjës së ashpër e kundërshtojnë ndihmën e mëtejme ushtarake dhe e kritikojnë qasjen e Bidenit ndaj luftës.

Mirëpo Biden ka thënë të dielën se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk mundemi, në asnjë rrethanë, të lejojmë pengimin e ndihmës së SHBA-së në Ukrainë”, ka thënë Biden.

“Unë mund të rikonfirmoj [për Ukrainën] se do ta realizojmë këtë”, ka thënë ai duke iu referuar fondeve.

“Dua t’i siguroj aleatët amerikanë se mund të llogarisni në ndihmë tonë, se nuk po largohemi askund”.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 46 miliardë dollarë si ndihmë ushtarakë për Ukrainën, prej nisjes së luftës së Rusisë në këtë shtet, në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Biden i ka kërkuar edhe 24 miliardë dollarë shtesë.

Muajve të fundit, SHBA-ja ka nisur në Ukrainë edhe raketa me rreze të gjatë dhe tanke Abrams.

Ndërkohë forcat e Kievit vazhdojnë të luftojnë në kundërofensivën, që sipas ekspertëve, është duke u zhvilluar me ritëm të ngadalshëm në jug të shtetit.
Në deklarimin e tij para Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se askush nuk duhet “ta fikë qëndrueshmërinë e Ukrainës”.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times October 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trajheri i Las Palmas kërkon mbështetjen e tifozëve kundër Realit

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Diplomojnë 150 studentë në ‘Kadri Zeka’, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes
Italia kërkon një mënyrë për të reduktuar numrin e emigrantëve dhe ka gjetur një zgjidhje në Ballkan: “Do të paguajmë 600 milionë euro në pesë vjet”
“Trupat vullnetare ruse” hynë në rajonin e Bryansk
Osmani takoi presidenten e Sllovenisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?