Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e vendimit të Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shqyrtimin e Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar i Akademisë se Drejtësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.
Ndërsa Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, bën shqyrtimin e raporteve me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë.
Ndërkaq Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të bëj shqyrtimin në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. /Kosovatimes/