By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnistia rrezikon koalicionin qeveritar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amnistia rrezikon koalicionin qeveritar
Rajon / Botë

Amnistia rrezikon koalicionin qeveritar

Kosova Times
Last updated: 2023/10/02 at 6:03 PM
Kosova Times Published October 2, 2023
Share
SHARE

Projektligji për amnisti që ndodhet për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar mospajtime ndërmjet Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), ndonëse se ai ka kaluar në Qeveri me mbështetjen e të gjitha partive të koalicionit qeverisës.

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se “tani nuk është koha për miratimin e një ligji të tillë”, për faktin se nuk do të jepte efekte sa i përket qëllimit për shpopullimin e burgjeve, është kundërshtuar nga propozuesi, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga Aleanca për Shqiptarët.

Madje, ai deklaratën e Spasovskit e quajti “qëndrim për fushatë politike për zgjedhjet presidenciale” duke aluduar në kandidaturën e mundshme të Spasovskit për president të Maqedonisë së Veriut.

Projektligji parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar me deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitojnë ulje të dënimit prej 30 për qind.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim, keqpërdorime zgjedhore, për personat e dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për veprimtari kundër shtetit, për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për të dënuarit për dhunë në familje dhe mbi baza gjinore.

Por, dështimi i këtij propozimi në Kuvend mund të çojë edhe në krizë të thellë qeveritare deri në largimin e Aleancës nga Qeveria për faktin se është një nga pikat kryesore të programit të saj për hyrje në qeveri.

Nga ASH-ja, zyrtarisht nuk i kanë komentuar përplasjet me LSDM-në, por kanë shprehur besim se propozimi i tyre do të miratohet në Kuvend, ndërsa qëndrimin e Spasovskit e vlerësojnë si personal.

“Mendoj se është mendim personal i Spasovskit pasi Qeveria e ka kaluar si propozim, e të cilin e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë. Pra, derisa ka kaluar në Qeveri, konsiderohet si vendim i saj. Z.Spasovski është një prej anëtarëve të Qeverisë dhe ka mundur aty ta kontestojë, andaj nuk besoj se do të ketë problem dhe ne insistojmë që ky ligj të miratohet”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se personat që do të përfitojnë nga amnistia apo që do të lirohen nga vuajtja e dënimit me burgim, janë persona që sërish do të kthehen në burgje pasi shumë prej tyre përballen me vepra tjera apo që janë në proces e sipër të gjykimit.

“Është qëndrimi im dhe unë mbetem pas asaj se me këtë projektligj nuk do të kemi efekte në shpopullimin e burgjeve, prandaj duhet të mendojmë një strategji tjetër, atë të krijimit të kushteve më të mira. Ata persona që kanë kryer krime të rënda, veçanërisht grabitje, vjedhje të rënda, janë ende një barrë për situatën e sigurisë”, ka deklaruar Spasovski.

Përplasjet mes LSDM-së dhe ASH-së mund të thellojnë edhe krizën parlamentare pasi opozita maqedonase ka paralajmëruar braktisjen e Kuvendit nëse propozimi miratohet me procedurë të shpejtë apo me “yll evropian” dhe nëse përmbajtja e tij parasheh zbutjen e dënimit për personat e gjykuar për vrajën e pesë maqedonasve në vitin 2012, i njohur ndryshe si rasti “Monstra”.

“Ky ligj për lirinë e kriminelëve, përfshin edhe ata të ‘Monstrës’, andaj do të duhet të diskutohet në Kuvend sipas procedurës standarde. VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë. Dhe, nëse vendosin të keqpërdorin kompetencat e tyre, apo ta miratojnë me procedurë të shkurtuar deputetët e opozitës do të largohen nga Kuvendi”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë ka thënë se në rast se propozimi parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar për rastin “Monstra”, atëherë LSDM-ja do të propozojë amendamente për ndryshimin e përmbajtjes së propozimit.

Ndryshe, gjendja e rëndë në burgjet e Maqedonisë së Veriut, numri i madh i të burgosurve, trajtimi joadekuat me ushqim dhe kujdes shëndetësor në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të kritikave si nga Avokati i Popullit ashtu edhe nga organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times October 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greqi: Avionë dhe helikopterë po shuajnë zjarrin në ishullin e Kios

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Trump paralajmëroi Kievin që të mos presë të njëjtën sasi ndihme nën administratën e tij
Tahiri: Nuk pranojmë kushtet e dorëzimit, presim dorëheqjen e qeverisë
Kryetari Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve
Organizatorët e Euro 2028 do të marrin pjesë në kualifikime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?