By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti:Serbia e pa interesuar për integrim në BE, por ka qëllime hegjemonike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti:Serbia e pa interesuar për integrim në BE, por ka qëllime hegjemonike
Lajme

Kurti:Serbia e pa interesuar për integrim në BE, por ka qëllime hegjemonike

Kosova Times
Last updated: 2023/10/03 at 11:56 AM
Kosova Times Published October 3, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa përmendi të arriturat e implementimit të vendimeve të Samitit të Berlinit, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përparojnë në mënyrë të barabartë.

“Pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës por edhe marrëdhënies së tyre të hapur dhe bashkëpunimit të tyre me Rusinë. Unë kam qenë në tavolinën e Brukselit duke folur për marrëveshjet për të ardhmen, ndërkaq Serbia po punonte për plane ushtarake për aneksimin e vendit tonë. Kjo tregon se fqinji ynë s’është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike. Është me rëndësi pas sulmit mos të vazhdojmë thuajse asgjë s’ka ndodhur, por të gjithë autorët duhet të dënohen për pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist që erdhi nga kufiri verior në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti, raporton RTKlive.

Tutje ka thënë se anëtarësia e Kosovës nuk duhet të mbahet peng, por atyre të cilëve nuk kanë qëllime të tilla.

Kurti: Nga 2024 Kosova lëviz lirshëm në BE, e pasigurtë për Bosnje dhe Hercegovinë

Kurti ka thënë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e mobilitetit, e cila përfshin lirinë e lëvizjes me letërnjoftim në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimit për mjekët, stomatologët dhe arkitektët.

“Kosova ishte e para që ratifikoi tri marrëveshjet në Kuvend këtë shkurt duke treguar zotimin dhe përkushtimin tonë ndaj procesit. Që nga nëntori i vitit të kaluar, kemi hartuar udhëzime administrative, kemi emëruar përfaqësues në komisione të përbashkëta. 13 ditë deri në Samit duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet i kanë ratifikuar marrëveshjet. Është keq që Bosnja -Hercegovina është përcaktuar t’i ratifikojë 2 nga 3 pikat, duke përjashtuar lëvizjen e lirisë. Nga 1 janari 2024 Kosova do të lëviz lirshëm në BE, por ende është e pasigurt nëse Kosova dhe Bosnja-Hercegovina do të mund të lëvizin te njëra tjetra”, ka thënë Kurti.

Kurti nga debati në Parlamentin Evropian, pret ndëshkim për Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pret që “siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit” të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian. Ai e tha në cilësinë e pjesëmarrësit në tryezën e procesit të Berlinit.

Për debatin e jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, Kurti tha se pret diskutime për sigurinë e Kosovës.

“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e  Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, ka thënë Kurti, raporton RTKlive.

Ai u deklarua në tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times October 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nesër Zvicër-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Holanda, e gatshme të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas
Malta i hoqi vizën Zakharovës për të marrë pjesë në takimin e OSBE-së 3 часа назад Përditësuar: час назад
Përurohen shtigje të reja të vrapimit dhe ecjes në Gërmi dhe Gollak
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shqiptarët para thikave të vjetra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?