By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Tiranë: Integrimi i Ballkanit, çelësi që kemi në duar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Tiranë: Integrimi i Ballkanit, çelësi që kemi në duar
Rajon / Botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Tiranë: Integrimi i Ballkanit, çelësi që kemi në duar

Kosova Times
Last updated: 2023/10/06 at 6:07 PM
Kosova Times Published October 6, 2023
Share
SHARE

“Një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal, të bazuar në rregullat e BE-së, dhe një biletë simbolike e hyrjes në tregun e vetëm të BE-së panë dritën jeshile në 1 tetor – kur hynë në fuqi reduktimet e roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor. Ishte ky një demonstrim i qartë i angazhimeve tona të marra dhe premtimeve të mbajtura. Në rrethanat e një realiteti aktual të vështirë, ne arritëm megjithatë, të gjithë së bashku, në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, dhe nën drejtimin, mbështetjen politike të Bashkimit Evropian e të 38 operatorëve të telekomit, që të bënim të mundur në 1 tetor uljen e parë të tarifave të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin ministror të BE-BP, organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit nga Qeveria Shqiptare, sot në Tiranë.

“Kjo arritje është vetëm një prej fitoreve të Tregut të Përbashkët Rajonal. Për ne do të thotë shumë, pasi i jep kuptim bashkëpunimit rajonal. Sa herë që bëhemi bashkë, për t’i bërë më të prekshme inistiativat e projektet për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë, mund të arrijmë të bëjmë vërtet punë të mira. Po investojmë për të zgjeruar më tej grupin e profesioneve, që mbulon Marrëveshja e parë historike e Lëvizshmërisë për njohjen e kualifikimeve profesionale në rajonin tonë. Vitin e kaluar në Berlin, ne nënshkruam grupin e parë të këtyre marrëveshjeve dhe tani, RCc po synon të shtojë edhe katër profesione të reja, që do të mund të njihen në çdo vend të rajonit, nismë kjo që është gati për t’u miratuar, më 16 tetor, në Samiti”, shtoi Bregu.

Në takim ishin të pranishëm Ministrat e Punëve të Jashtme të rajonit dhe BE-së, përfshirë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, për të diskutuar situatën gjeopolitike, sfidat dhe mundësitë në të ardhshmen, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal dhe avancimin e integrimit të rajonit në BE.

“Rajoni ynë nuk është aty ku ne do të donim dhe ku do të duhej të ishte. Për fat të keq, konfliktet që vazhdojnë ende, mund të pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Ndaj Ballkani Perëndimor duhet të bëjë pjesën e vet. Është një punë e madhe, e pandërprerë, që Ballkani Perëndimor duhet të bëjë, por që ndonjëherë nuk i bën. Ky është një fakt duhet të ndryshojë sa më shpejt, sepse kemi çelësat në dorën tonë që ta bëjmë zgjerimin mes rajonit dhe BE-së sa më të besueshëm”, përfundoi Bregu.

Takimi i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet pas 10 ditësh në kryeqytetin shqiptar, i cili është i pari nga kryeqytetet e rajonit që pret këtë Samit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

Kosova Times October 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Ukrainë, dronët Bayraktar janë bërë “të padobishëm”

Kosova Times Kosova Times November 1, 2023
Konjufca priti në takim Drejtorin e Qendrës Përkujtimore – Srebrenica, Emir Suljagiç
BE: I pavërtetë pretendimi për heqje dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh
Rama: Kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme me platformën “Smart-City”
Ministri serb i mbrojtjes takim me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Hecker
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?