By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Plani për ndërtimin e një fabrike kineze shkakton debate në Miçigan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Plani për ndërtimin e një fabrike kineze shkakton debate në Miçigan
Rajon / Botë

Plani për ndërtimin e një fabrike kineze shkakton debate në Miçigan

Kosova Times
Last updated: 2023/10/07 at 6:55 PM
Kosova Times Published October 7, 2023
Share
SHARE

Firma Gotion Inc. është degë në Shtetet e Bashkuara e një prodhuesi kinez të baterive të makinave. Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë në një pjesë toke bujqësore në qytetin Green Charter të Miçiganit. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Calla Yu, kjo ka ndarë banorët e qytetit.

Kompanitë kineze kanë pasur fabrika në Miçigan për dekada, kryesisht në industrinë e prodhimit të makinave. Sipas Korporatës së Zhvillimit Ekonomik të Miçiganit, këto investime kanë arritur në miliarda dollarë dhe kanë hapur mijëra vende pune.

Pra, njoftimi se firma Gotion, një degë e firmës Gotion High Tech Co Ltd. në Kinë, do të ndërtonte një fabrikë në qytetin Green Charter për të prodhuar pjesë të rëndësishme për bateritë e makinave elektrike, dhe për të ofruar vende të punës, që janë shumë të nevojshme për rajonin, nuk pritej të ishte i debatueshëm.

Por rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, përfshirë incidentet si ai rrëzimit të një balone spiune kineze mbi territorin amerikan, kanë bërë që shumë banorë të qytetit Green Charter të kundërshtojnë hapjen e fabrikës. Jason Kruse, një banor vendas, thotë se është i shqetësuar se kinezët mund të bëjnë përgjime në një bazë të ushtrisë amerikane aty pranë.

“Kemi një bazë ushtarake, në të cilën ne po trajnojmë ushtarët tajvanezë tani, jo më shumë se 160 kilometra nga kjo zonë. Pra, është shumë e lehtë për të shkuar atje”, thotë ai.

Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës të Tajvanit pjesë të territorit të saj. Kjo nuk është çështja e vetme që e shqetëson banorin Kelly Cushway.

“Kemi shqetësime që lidhen me mjedisin dhe ato me veprimet e Partisë Komuniste Kineze”, thotë ai.

Chuck Thelen, nënpresident i operacioneve të firmës Gotion në Amerikën e Veriut, tha në një takim publik në prill se nuk do të ketë prani kineze në fabrikë dhe pak ose aspak ndikim për mjedisin. Por kjo nuk mjafton për banoren Corri Riebow.

“Edhe nëse do të ishte pronë e një kompanie amerikane, unë nuk do të dëshiroja të jetoja 4,8 kilometra pranë një fabrike”, thotë ajo.

Firma Gotion nuk i është përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

Zyrtari i qytetit Green Charter, Jim Chapman thotë se e kupton që njerëzit nuk duan të shohin një fabrikë në mes të një toke bujqësore. Por, ai thekson se ndërtimi një fabrike me vlerë mbi dy miliardë dollarë do të sillte përfitime të shumta për banorët e zonës.

“Ata kanë premtuar investime prej 2,3 miliardë dollarësh dhe 2350 vende pune. Këto para janë parashikuar të shpenzohen këtu”, thotë ai.

Sipas zotit Chapman, kundërshtimi i fabrikës së firmës Gotion do të mund të kërcënonte një paketë financiare prej 175 milionë dollarësh që shteti i Miçiganit i ka dhënë qytetit dhe bashkia e ka miratuar atë në fillim të gushtit.

“Do të kalojnë edhe 20 vite të tjera para se të shohim dikë që dëshiron të investojë këtu në komunitetin tonë. Pse do ta bënin? Pse do të shpenzonin gjithë ato përpjekje dhe para në një qytet që ka refuzuar investitorët në të kaluarën? Ata nuk do ta bënin këtë. Ata do të largoheshin”, thotë zoti Chapman.

Nëse miratohet studimi për mjedisin, zoti Chapman tha se firma Gotion mund të fillojë ndërtimin e fabrikës vitin e ardhshëm dhe mund të fillojë prodhimin pas dy vitesh.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times October 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendi sekret ku Stasi i Gjermanisë Lindore përsosi Murin e Berlinit

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Alcaraz afër medaljes se artë, prek finalen e ‘Paris 2024’
Fitorja e Georgescu u organizua nga TikToker Bogdan Pesir – hetues
Takohen familjarët e Adem Demaçit e Ibrahim Rugovës, dëshmohet bashkëveprimi
Jabllanoviq tallet me Kurtin pas thashethemit: Ta jap një banesë nëse ma gjen tjetrën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?