By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është Hezbollahu?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kush është Hezbollahu?
Rajon / Botë

Kush është Hezbollahu?

Kosova Times
Last updated: 2023/10/08 at 11:19 AM
Kosova Times Published October 8, 2023
Share
SHARE

Grupi i armatosur, Hezbollah, mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe artileri në fermat Sheba, të pushtuara nga Izraeli, duke thënë se është “në solidaritet” me popullin palestinez.

Izraeli, i cili u godit më 7 tetor nga një sulm i papritur prej Hamasit, u përgjigj me zjarr artilerie në Libanin jugor.

Kur u formua Hezbollahu?

I themeluar në vitin 1982 nga Garda Revolucionare e Iranit dhe i klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, për shkak të një milicie të armatosur rëndë, që luftoi disa luftëra me Izraelin.

Hezbollahu është lëvizje politike dhe ushtri guerile, e cila mbështetet nga popullata shiite e Libanit.

Arsenali i tij është shkak i mosmarrëveshjeve të shpeshta në këtë vend. Grupi thotë se armët i nevojiten për ta penguar Izraelin. Por, kundërshtarët e tij thonë se ai e minon shtetin, duke marrë vendime për luftën dhe paqen, që e prekin të gjithë kombin.

Roli në Liban

Grupi ka ministra në qeveri dhe ligjvënës në parlament. Ai i ka treguar muskujt edhe në rrugë.

Në vitin 2008, një luftë për pushtet me kundërshtarët libanezë të mbështetur nga Perëndimi dhe Arabia Saudite, është shndërruar në konflikt të shkurtër.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë pushtuar disa pjesë të Bejrutit, pasi qeveria është zotuar se do të ndërmarrë veprime kundër rrjetit të komunikimit ushtarak të grupit.

Në vitin 2016, politikani i krishterë aleat i Hezbollahut, Michel Aoun, është bërë president. Dy vjet më vonë, Hezbollahu dhe aleatët e tij kanë fituar shumicën parlamentare. Kjo shumicë ka humbur në vitin 2022, por grupi ka vazhduar të ushtrojë ndikim të madh.

Grupi ka bërë fushatë edhe kundër një gjyqtari që ka hetuar shpërthimin në port të Bejrutit në vitin 2020, pasi ai ka kërkuar marrjen në pyetje të aleatëve të tij. Përplasja ka shkaktuar përleshje vdekjeprurëse në Bejrut në vitin 2021.

Klasifikimi terrorist

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Britania, Argjentina dhe Hondurasi, si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Mysliman – aleat i Shteteve të Bashkuara – i cili përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Kuvajtin.

Bashkimi Evropian e klasifikon krahun ushtarak të Hezbollahut si grup terrorist, por jo edhe krahun e tij politik.

Grupet që zyrtarët libanezë të sigurisë dhe inteligjenca perëndimore kanë thënë se kanë qenë të lidhura me Hezbollahun, kanë kryer sulme vetëvrasëse ndaj ambasadave dhe objektivave perëndimore dhe kanë rrëmbyer qytetarë perëndimorë në vitet 1980.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun përgjegjës për një sulm vetëvrasës që ka shkatërruar selinë e marinës amerikane në Bejrut, në vitin 1983, duke vrarë 241 ushtarë.

Një sulm vetëvrasës ka goditur edhe një kazermë franceze në Bejrut, në vitin 1983, duke vrarë 58 parashutistë francezë.

Duke iu referuar atyre sulmeve dhe marrjes së pengjeve, udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë në një intervistë në vitin 2022 se ato janë kryer nga grupe të vogla, që nuk kanë qenë të lidhura me Hezbollahun.

Argjentina e ka fajësuar Hezbollahun dhe Iranin për bombardimin e vitit 1994 në një qendër të komunitetit hebraik në Buenos Aires, ku kanë mbetur të vrarë 85 persona, si dhe për një sulm në vitin 1992 në Ambasadën e Izraelit në Buenos Aires, ku janë vranë 29 persona. Por, të dyja vendet e kanë mohuar përgjegjësinë. /rel/

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times October 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Burrat e dhunshëm nën hallka

Kosova Times Kosova Times November 6, 2025
Një mjek në Gjermani: Nuk kam parë kurrë më shumë njerëz të sëmurë
Ukrainasja në Beograd leksion serbëve: “Nëse Rusia është nëna juaj, atëherë çfarë është Serbia për ju?” Jeni qesharak…
Plas sherri në treg mes palëve, hedhet granata nëntë të lënduar
Mijëra ukrainas i bashkohen Gardës Ofensive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?