By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim
October 8, 2025
Makina luksoze të kontrabanduara nga Gjermania në Itali. Miliona euro të sekuestruara
October 8, 2025
Trump pranon se negociatat me Putinin janë më të vështira se bisedimet për paqen në Gaza
October 8, 2025
Shahed Swarm godet qytetin e lindjes së Zelensky-t
October 8, 2025
Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni
Uncategorized

Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni

Kosova Times
Last updated: 2023/10/09 at 8:51 AM
Kosova Times Published October 9, 2023
Share
SHARE

Në total, familjet shqiptare shpenzuan vitin e kaluar për ushqime 319,1 miliardë lekë (2,7 miliardë euro me kursin mesatar të këmbimit Euro-Lek 2022) me një rënie të lehtë nga viti 2021, në një kohë që çmimet e ushqimeve u rritën në rekorde.

Niveli i inflacionit në grupin e ushqimeve vitin e kaluar u rrit në një mesatare 12%, sipas INSTAT.

Kjo do thotë se çdo familje shqiptare për të njëjtën sasi ushqimesh që ka konsumuar në vitin 2021 do të duhej të paguante së paku 12% më shumë më 2022. Por Anketa e Buxhetit të INSTAT ka zbuluar të kundërtën, pasi shpenzimet neto të familjeve shqiptare për ushqime kanë ardhur në ulje.

  • foto galeri
  • Previous
  • Next

Të dhënat nga importet dhe grosistët e mallrave ushqimore kanë pohuar se konsumi në produktet bazë të shportës, buka, vaj, sheqer, vitin e kaluar pësoi rënie të mprehtë si rrjedhojë e një largimi të menjëhershëm në azil drejt Britanisë dhe Europës të të rinjve shqiptarë.

 

Të dhënat zyrtare nga Eurostat dhe Britania e Madhe treguan se, gjatë vitit të kaluar, kërkuan azil rreth 32 mijë shtetas shqiptarë, ku mbi 80% e tyre janë moshë e re.

 

Paralel me fluksin e azilkërkuesve, importet e disa produkteve si drithërat, sheqernat dhe pjesa e më madhe e ushqimeve pësuan rënie dyshifrore më 2022.

Grosistët pohuan se kjo rënie ka lidhje me fluksin e lartë të emigracionit të të rinjve, pasi kjo kategori është konsumatori kryesor i brumërave dhe ëmbëlsirave.

Rënia e importeve të drithërace, vajit dhe sheqerit vijoi edhe në tremujorin e parë 2022, por u frenua disi nga rritja e numrit të turistëve.

Emigracioni ka ndryshuar strukturën e familjeve shqiptare. Në mijëra familje, numri i anëtarëve u reduktua nga emigracioni e për rrjedhojë shpenzimet për ushqime dhe struktura e shpenzimeve të tyre ka ndryshuar.

Në një kohë që çmimet e ushqimeve arritën majat, pesha e tyre në buxhetin total të familjeve shënoi rënie vitin e kaluar. Sipas INSTAT, më 2022 mesatarisht 39.7% e buxhetit mujor shkoi për ushqime, nga 41.3% që ishte në vitin 2021.

Në vitin 2022, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 88.367 lekë.

Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 67 miliardë lekë në muaj për 758.973 familjet.

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 35.083 lekë, i cili zë një peshë prej 39,7% në buxhetin familjar.

Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “mish dhe nënprodukte” me 18,9%, “bukë dhe drithëra” me 16,9% ndjekur nga “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 12,9%./ Monitor.al

You Might Also Like

Edhe këtë vit subvencionohet rryma për familjet e cenueshme

Policia apelon: Siguria rrugore prioritet, respektoni normat e trafikut

Gazeta zvicerane: Serbia është baza e Rusisë për destabilizimin e Evropës

Kurti: Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor, ftojmë BE të sanksionojë

Shqipëria, Serbisë: Po tentoni të riktheni hijet e së shkuarës në rajon

Kosova Times October 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ShSKUK deklarohet për vdekjen e pacientes 4-vjeçare

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
Patate të stilit bullgar
BI: Serbia i ka përgatitur Kosovës atë që Rusia fqinjit te saj Ukrainës
Osmani: Masakra në tregun e Mitrovicës, akt barbar
Havertz bën heroin, Arsenal mposht Brentfordin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?