By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati takon drejtuesit FMN-së dhe BB-së: Rrita ekonomik është solide
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Murati takon drejtuesit FMN-së dhe BB-së: Rrita ekonomik është solide
Financa

Murati takon drejtuesit FMN-së dhe BB-së: Rrita ekonomik është solide

Kosova Times
Last updated: 2023/10/11 at 1:46 PM
Kosova Times Published October 11, 2023
Share
SHARE
“Përkundër vështirësive që vijnë nga ambienti i jashtëm, vlerësimet më të fundit tregojnë se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2023 do të jetë solide”. Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë takimeve që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Ministri Murati gjatë takimeve vjetore të BB-së dhe FMN-së që po mbahen në Marakesh të Marokos, është takuar me Bo Li, zëvendësdrejtor Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, drejtor për Evropë nga FMN, si dhe Antonella Bassani, zëvendëse Presidente për regjionin e Evropës dhe Azisë nga Banka Botërore.Në këto takime, siç thuhet në një komunikatë për medie lëshuar nga MFPT janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me ecuritë e fundit ekonomike e fiskale, pritjet për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim si dhe për bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, Punë dhe Transfereve dhe FMN-së e Bankës Botërore.Ministri Murati i informoi përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore për përformancën e mbledhjes së të hyrave buxhetore, me theks të veçantë tek të hyrat tatimore.Ai tha se ky është viti i tretë me radhë ku të hyrat tatimore kanë rritje dyshifrore, kjo falë aktivitetit të shtuar ekonomik dhe rritjes së eficiencës në mbledhjen e tatimeve.Gjatë takimeve, sipas njoftimit të MFPT-së, është diskutuar edhe portfoliot e projekteve aktive dhe atyre në proces, “ku përfaqësuesit falënderuan ministrin Murati për angazhimin e tij të drejtpërdrejt në përshpejtimin e ekzekutimit të projekteve ekzistuese”.Së fundmi, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN kanë theksuar se projektet që janë negociuar dhe paraqitur në Kuvend për votim janë kredibile dhe me ndikim të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës, prandaj edhe votimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm, njofton MFPT. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times October 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ndryshimi në testin me shkrim e ka lehtësuar procesin për patentë shoferi

Kosova Times Kosova Times February 21, 2025
FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje
Ka lindur në Angli, Duah shpreson të eliminojë ‘Tre Luanët’ me Zvicrën
Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri
Përqindja e Vërtetë e Papunësisë në Kosovë është shqetësuese dhe më shumë se 4%
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?