By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon me aktivitete “Kampi Pyjor i Kosovës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Fillon me aktivitete “Kampi Pyjor i Kosovës”
Bujqësi

Fillon me aktivitete “Kampi Pyjor i Kosovës”

Kosova Times
Last updated: 2023/10/11 at 4:03 PM
Kosova Times Published October 11, 2023
Share
SHARE

Në Radushë të Istogut ka filluar të mbahet “Kampi  Pyjor i Kosovës 2023” i cili do të zgjasë prej datës 9 deri më 13 tetor 2023. Ky kamp është organizuar nga bashkëpunimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve” dhe ka për qëllim përmirësimin e jetës në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë. Ky program po zbatohet FAO dhe bashkëfinancohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Zyra e BE në Kosovë.

Kampi Pyjor është krijuar si një mundësi e jashtëzakonshme për të shpalosur dhe demonstruar tema dhe praktika të mira të cilat mundësojnë rritjen e njohurive për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë, si dhe njohjen me vlerat ekologjike dhe ekonomike të pyjeve që janë tejet të rëndësishme për vendin dhe për komunitetet vendore në veçanti.

Ceremonia e hapjes së këtij kampi u shënua me fjalime nga përfaqësuesit organizatave ndërkombëtare, siç janë: Oliever Boudart, Udhëheqës i seksionit për bujqësi dhe mjedis në Zyrën për Bashkëpunim të BE-së në Prishtinë, Henrik Riby, Udhëheqës për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, përfaqësues të FAO-s, Naser Krasniqi dhe Shiroma Sathyapala, Tahir Ahmeti, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Menderes Ibra, Drejtor në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, Astrit Hajzeraj, përfaqësues i Komunës së Istogut, etj.

Gjatë fjalimeve të pjesëmarrësve u theksua rëndësia e promovimit të vlerave pyjore dhe kontributit të tyre për mjedisin dhe shoqërinë Kosovare, si dhe nevojën për vendosjen e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të këtyre burimeve të dobishme të natyrës.

Kampi pyjor në ditët në vazhdim do të vendoset në Pejë fidanishten pyjore, ndërsa të enjten dhe të premten në Junik ku do të trajtohen temat e shëndetit të pyjeve, me theks në pyjet e gështenjës. Këtu, ekspertët e FAO-s do të prezantojnë dhe demonstrojnë masat laboratorike dhe silvikulturore që duhet ndërmarr ndaj kancerit të gështenjës.

Në kampin pyjor të Kosovës po marrin pjesë rreth 80 pjesëmarrës, përshirë ekspertë të pyjeve nga FAO me përvojë vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve për menaxhimin dhe ruajtjen e pyjeve, të rinj dhe pronarë të pyjeve private nga Istogu, Juniku Kosovë dhe Tropoja Shqipëri, pjesëtarë të organizatave vendore, shoqatave të grave dhe komunitete të zonës së Radushës, student dhe profesorë të Universitetit të Prizrenit e dashamirë të pyjeve.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times October 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 28, 2025
Donatorë vendas e nga mërgata, hapin puse në Hajvali
Zyra e BE-së në Kosovë ka pranuar tri kërkesa në lidhje me rastin Banjska
Anëtarët e grupit “Bi-2” u arrestuan në Tajlandë pas një koncerti
Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit për vitin 2025 midis Kosovës dhe Italisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?