By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Evropianët zgjedhin vende të fshehura dhe udhëtojnë jashtë sezonit
July 31, 2025
Taktouka – sallatë e ngrohtë me domate, speca, hudhër dhe vaj ulliri
July 31, 2025
SPERTK shpreh shqetësimin për vonesën e pagave
July 31, 2025
Partitë edhe dy javë kohë për certifikim, listat do të verifikohen
July 31, 2025
Reagojnë sindikalistët: Brenda 7 muajve po e varrosim punëtorin e 21-të
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një ide humane – jo-politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një ide humane – jo-politike!
Opinion

Një ide humane – jo-politike!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/11 at 7:15 PM
Kosova Times Published October 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve, sot Izraeli është fuqi e madhe ushtarake dhe bërthamore. Burimet zyrtare thonë se ai posedon 90 bomba bërthamore, ndërkaq jo zyrtarisht thuhet se ka më shumë se kaq.

Këto fakte nuk po i përmend për lavdinë e Izraelit, por për të treguar se lufta me këtë shtet nuk ka më kuptim, sikurse që nuk do të kishte kuptim lufta mes Rusisë dhe Amerikës.

Në bazë të gjendjes së sotme, Izraelitët nuk kanë ku të shkojnë më. Ata nuk kanë edhe një vend tjetër në botë, i cili do t’iu falte territor për hir të paqes. Pra, për këtë popull, lufta për territor është luftë për jetë a vdekje.

Në anën tjetër, palestinezët janë të vendosur që mos të bashkëjetojnë me Izraelitët. Përkundrazi, ata janë të përcaktuar për shkatërrimin total të Izraelit. Kjo ideologji është absurde dhe pa shtegdalje politike. Është pat-pozicion i rrezikshëm, i cili sjell vetëm luftëra, vdekje e rrënime apokaliptike.

“PALESTINA E RE” SI KOMPROMIS?

Egjipti ka mbi 1 milion km katrorë tokë. Që i bie rreth 35 herë më i madh se Izraeli e Palestina bashkë. Shkretëtira e Sinait kufizohet me Izraelin. Dhe, një copë krejt e vogël e kësaj shkretëtire (26.000 km2) është më e bukur dhe më pjellore se e tërë shkretëtira e Izraelit dhe Palestinës bashkë.

Në këtë cep të Egjiptit ku ka vetëm disa vendbanime krejt të vogla, do të mund të ndërtohej “Palestina Re”, disa herë më e madhe dhe më e begatë se Palestina e sotme e luftës, gjakut dhe vuajtjeve të pafund. Natyrisht, pjesa historike dhe religjioze e Jerusalemit duhet të ketë eksterritorialitet, ku besimtarët palestinezë mund të shkojnë sa herë që ata kanë nevojë.

PALESTINEZËT NUK PRANOJNË, DIHET

Kurrë nuk besoj që Egjipti nuk do ta pranonte një Palestinë moderne në shkretëtirën e tij, e cila do të ndërtohej me financimin e shteteve më të zhvilluara të botës. Pra një Palestinë e Re e ngjashme me Dubain dhe e garantuar nga Izraeli dhe e mbarë bota.

Paqja mes Izraelit dhe arabëve do t’i sillte shumë përfitime të mëdha Egjiptit, prandaj një cep shkretëtire më pak, asgjë nuk do t’i kushtonte Egjiptit të madh.

E dimë, palestinezët nuk pranojnë. Por, sikur të pajtoheshin 4-5 shtete të rëndësishme arabe dhe superfuqitë si Amerika dhe Europa, palestinezët do ta kuptonin se ky kompromis është zgjidhje më e mirë se rrënimi dhe vdekja e përditshme e Palestinës.

Për fat të keq, ditët dhe javët në vijim do të tregojnë se një kompromis i tillë do të ishte miliona herë më me vlerë se të gjitha krenaritë dhe nacional-fanatizmat në këtë pjesë të trazuar të botës.

* * *

Ndjesë nëse kjo ide lëndon ndjenjat e njerëzve të etur për luftë dhe gjak!

You Might Also Like

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times October 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Japonezët kundër rritjes së taksave për avancim të ushtrisë
Cakolli tregon ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës
BE-Ballkani: A janë gati për njëri-tjetrin?
Penduli Elektoral në Kosovë: Kush e fitoi Këtë javë, Qeveria apo Opozita?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?