By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Emmerson e mori në pyetje dëshmitarin në sesion privat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Emmerson e mori në pyetje dëshmitarin në sesion privat
Lajme

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Emmerson e mori në pyetje dëshmitarin në sesion privat

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 12:37 PM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

 Ka përfunduar duke qenë e mbyllur, seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku pyetjeve të avokatit mbrojtës të Veselit, Ben Emmerson iu është përgjigjur dëshmitari i 30-të.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast do të mbahet të hënën më 16 tetor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë të së hënës, pritet të dëgjohet dëshmitari i 29-të i cili dje nuk ishte i gatshëm të dëshmonte.

Mbrojtja e Veselit kërkon që ta marrë në pyetje dëshmitarin në seancë të hapur

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke dëshmuar dëshmitari i 30-të i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Për dëshmitarin Gjykata Speciale ka raportuar se është ish-ushtar i UÇK-së.

Me të filluar seanca e së enjtes, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që pyetjet e tij drejtuar dëshmitarit të 30-të të jenë në seancë publike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesën e Emmersonit e kundërshtoi prokurori Matt Halling, por kryetari i trupit gjykues Charles Smith III e aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe seanca vazhdoi e mbyllur.

“Do iu bëj fillimisht disa pyetje sqaruese në emër të Kadri Veselit”, tha avokati Emmerson.

Por, prokurori Halling ia rikujtoi se janë në seancë publike “Jemi në seancë publike, dua t’ua bëj me dije”.

“Po, unë dua ta pyes dëshmitarin në seancë të hapur, me përjashtim të ndonjë nevoje të jashtëzakonshme për të kaluar në seancë private”, u përgjigj Emmerson.

Halling tha se ua kanë dërguar një e-mail, ku kanë treguar se dëshmitari i 30-të është nën masa mbrojtëse.

“Kështu që është e nevojshme që të gjitha pyetjet dhe kundërpyetjet të bëhen në seancë private”, e vazhdoi diskutimin prokurori.

Megjithatë, Smith tha se duhet të kalohet në seancë private.

“Me vjen keq, duhet të kalojmë në seancë private. E kuptoj që doni që seanca të jetë publike, por ky dëshmitarë është me masa mbrojtëse dhe duhet marrë parasysh”, deklaroi ai.

Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues ia rikujtoi dëshmitarit që ende është nën betim dhe duhet ta thotë të vërtetën.

“Mos harroni të na thoni ku i bazoni njohuritë, faktet dhe rrethanat për të cilat do të na jepni përgjigje. Ju rikujtoj se jeni ende në betim për të thënë të vërtetën”, tha kryetari i trupit gjykues.

Seancën e sotme Jakup Krasniqi është duke e përcjellë përmes video-lidhjes, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë në sallën e gjyqit.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Roma e gatshme të shesë Abrahm-in, ja sa para kërkon për anglezin

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Zelensky nderon viktimat e sulmit në Kiev: ‘Rusia zgjedh vrasjen mbi armëpushimin’
32 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Veteranët e UÇK-së njoftojnë për përgatitjet për protestën në Shkup
Irani fajëson Izraelin dhe SHBA-në, zotohet se do të përgjigjet pas shpërthimeve të 3 janarit 1 orë më herët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?