By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bujar Osmani: Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bujar Osmani: Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Bujar Osmani: Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 7:35 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar të dielën se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski, është mirë që të kthehet në Maqedoni të Veriut nga Hungaria, pasi sipas Osmanit, bëhet fjalë për një njeri që di shumëçka për vendin, por që ndodhet në shtet tjetër.

“Nga pikëpamja politike, është një çështje, e cila e di se do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, nuk është aspak e mençur që në duart e një shteti tjetër të jetë një njeri që dhjetë vjet ka qenë kryeministër dhe i cili posedon të gjitha informacionet shtetërore’’, ka thënë Osmani për Televizionin 21.

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari në vitin 2018, pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim për gjashtë vepra penale, ndërsa disa procese të tjera janë duke u zhvilluar ende.

“Është mirë që ai të jetë këtu dhe të merret me proceset gjyqësore që zhvillohen ndaj tij. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë’’, ka deklaruar Osmani.

Deklarata e tij vjen pikërisht në kohën kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë akuzuar partitë në pushtet, Lidhjen Social Demokrate (LSDM) të kryeministrit Dimitar Kovaçevsi dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti se ‘’po punojnë për kthimin e ish kryeministrit Gruevski që ai më pas të përçajë VMRO DPMNE-në dhe të sigurojë votat për ndryshimet kushtetuese’’.

Opozita shqiptare i ka vlerësuar si qesharake arsyetimet e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmanit, i cili është edhe nënkryetar i BDI-së.

‘’Shpjegimi i Osmanit është qesharak. Gruevski ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i dhënë informacionet, nëse do të dëshironte”, ka deklaruar kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ai ka pyetur publikisht Osmanin nëse e ka vizituar Gruevskin në Budapest dhe nëse po përgatiten ta kthejnë Gruevskin në Shkup, më 23 tetor në ditën e VMRO-së.

Nga Lidhja Social Demokratike janë hedhur poshtë pretendimet për “amnistinë” e Nikolla Gruevskit.

“Nikolla Gruevski do ta vuajë dënimin me burg në momentin që do të hyjë në Maqedoninë e Veriut, bazuar në aktvendimet e formës së prerë të gjykatave vendore”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Maqedonia e Veriut ndodhet në krizë politike ndërsa rrezikon edhe të ngecë në procesin e integrimin evropian nëse nuk arrin të miratojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e sa, si popull shtetformues.

Shumica parlamentare nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat apo 80 nga 120 votat e deputetëve në Kuvend andaj po kërkon mënyra për të siguruar mbështetjen e opozitës maqedonase.

You Might Also Like

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Austria deporton çeçenët që rrezikojnë rekrutimin në luftën e Ukrainës

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
Shqetësues / Amerikani Nyugen ndryshoi përshkrimin personal të luftëtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i shkaktoi lëndime tronditëse
Bislimi takon përfaqësues diplomatikë, i njofton për zhvillimet në Kosovë
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit
Mehmeti: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?